Dëbpra bllokon 40 minatorë në Krastë
Rreth 40 minatorë mendohet të jenë bllokuar në zonën e Krastës në brendësi të galerive të minierës.
Mediat shqiptare raportojnë për minatorët e bllokuar prej më shumë se 48 orësh ndërkohë që fati i tyre nuk dihet.
Raportohet se bllokimi ka ardhur për shkak të motit të keq me dëborë ndërsa trashësia e kësaj të fundit raportohet të jetë mbi 70 centimetra.
