E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: “Jo koalicionit me PS-në në zgjedhjet e 2009-s”



Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, deklaroi dje se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare forca që ai përfaqëson nuk do të jetë në koalicion me PS-së. Në një takim me strukturat e LSI-së në sallën e teatrit “Skampa” në Elbasan, Meta tha se “LSI do të hyjë në zgjedhje me koalicionin e saj dhe PS me të vetët”. Kreu i LSI-së nuk bëri të ditur se cilat do të jenë forcat politike me të cilat LSI do të jetë në koalicion, por nënvizoi se “bejlerët e PS-së kanë frikë të përballen drejtpërdrejt me votën e popullit, ndaj duan lista shumemërore të mbyllura”. Sipas tij, “elektorati do të votojë për cilin kandidat preferon dhe do të fitojë ai kandidat që i jep votën populli, e jo Edi Rama”. Ndër të tjera, Meta tha se LSI nuk është kundër sistemit proporcional rajonal, por ai shtoi se “LSI është kundër mënyrës që i serviret nga ‘binomi’ Rama - Berisha, që po luajnë për interesa personale”.

21 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›