Gjinushi: “PSD-ja nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese”
Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Skënder Gjinushi, tha se forca politike që drejton do të votojë kundër ndryshimeve kushtetuese. “PSD-ja i bën apel Partisë Socialiste dhe mbështetësve të Topit që të bllokojnë propozimet e Berishës. Qëllimi i ndryshimeve kushtetuese ishte realizim i reformës zgjedhore, dhe jo shkallmimi i Kushtetutës. Me ndryshimet e propozuara, Berishës i jepet mundësia të kontrollojë çdo pushtet, prandaj PSD-ja do të votojë kundër këtyre propozimeve”, - u shpreh kreu social-demokrat, Gjinushi.
21 Prill 2008