E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Jo kushte për reformën zgjedhore

TIRANE-Kreu i LSI-se, Ilir Meta e ka quajtur domosdoshmeri kryerjen e shpejte te reformes zgjedhore si ndihme ne plotesimin e kushteve te integrim. Sipas tij, kjo reforme nuk mund te kushtezohet nga ndryshime kushtetuese. Deklaratat jane bere gjate fjales se mbajtur nga Meta ne mbledhjen e Komitetin Drejtues Kombëtar.

Reforma zgjedhore nuk mund të kushtëzohet me ndryshime kushtetuese, bërja e saj është nevojë urgjente. Ndërsa për ndryshimet kushtetuese nuk duhet të nxitojmë dhe të gabojmë sërish. Ato nuk duhet të bëhen me presione politike, tha Meta.

Meta u ndal gjate edhe ne zgjedhjet e 8 majit, duke numeruar suksesin e arritur nga LSI.

Tashmë kapitulli i zgjedhjeve të 8 Majit është mbyllur dua ti cilësoj si zgjedhjet me të pastra dhe më të rregullta të zhvilluara ndonjëherë sic janë shprehur edhe ndërkombëtarët. Këto zgjedhje sollën në pah rinisjen e një reforme zgjedhore që ti japë zgjidhje cdo lloj shqetësimi që vjen nga bërja e përgjysmuar e kodit zgjedhor. Është në interes të forcave politike të bashkëpunojnë duke i dhënë fund diskriminimit të forcave politike. Reforma zgjedhore duhet të kishte filluar menjëherë pas zgjedhjeve të 2009, pengesat kanë qenë nga opozita, kjo është për të ardhur keq. Eshtë e rëndësishme që kjo reformë që kërkohet edhe nga ndërkombëtarët të mos mbetet nga fundi,tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›