E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Reforma zgjedhore, të nisë tani pa asnjë kusht

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka bërë thirrje për reformim të Kodit Zgjedhor dhe fillimin nga puna për reformat zgjedhore. Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Meta theksoi se zgjedhjet e 8 majit sollën në pah rëndësinë e nisjes së reformës, për t`i dhënë fund çdo problemi apo shqetësimi që, sipas tij lindi nga bërja në mënyrë të nxituar të Kodit Zgjedhor disa vite më parë.

“Reforma zgjedhore nuk mund të kushtëzohet me ndryshime kushtetuese, apo ndryshime të tjera. Këto janë çështje të ndryshme. Përsa i takon reformës zgjedhore, ka një urgjencë sepse zgjedhjet e qershorit të 2013 janë afër, nuk janë larg. Dhe në këtë drejtim duhet që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të bëhen në mënyrë të studiuar, transparente dhe të pjekur dhe jo të nxituar”, u shpreh Meta, për të shtuar se çdo proces rishikimi duhet të bëhet në mënyrë transparnete.

Sipas tij është në dinjitetin e forcave politike, që të bashkëpunojnë pa kushte, në një reformë të tillë gjithpërfshirëse, që t`i japë fund diskriminimit të forcave politike.
 

Duke u ndalur tek zgjedhjet në kryeqytet, kreu i LSI-së, deklaroi se ato ishin leksioni më i mirë, që morri çdo qytetar për rëndësinë edhe të një votë të vetme.

“Pas këtyre zgjedhjeve është rritur ndërgjegjësimi i çdo qytetari, që vota e tij vlen, që është pëcaktuese dhe se mund të jetë vendimtare”, shtoi më tej ai.
Meta po ashtu deklaroi se në zgjedhjet e 8 majit, LSI-ja në ¼ e njësive vendore, ka dalë forcë e parë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›