E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daiu: Ecuria e Shkumbinit, jo e rastesishme

Perparim, Daiu, trajneri i Shkumbinit ka siguruar gjashte pike te cmuara per ekipin peqinas, pas dy ndeshjeve te luajtura ne shtepi. Fitorja 4-0 qe siguroi me Dinamon para Vitit te Ri eshte pasuar me nje tjeter ndaj nje ekipi te forcuar gjate janarit, si Vllaznia. Pas ndeshjes se djeshme Daiu theksoi se nuk kane qene te rastesishme rezultatet e tij ne stolin peqinas, pasi drejton nje ekip te forte qe punon shume, ne Superiore. - "Fitorja e fundit nuk erdhi rastesisht, por fale punes se madhe qe kemi bere gjate fazes pergatitore," - tha Daiu. " Fale karakterit, edhe pse kishim nje ekip te forte si Vllaznia, ia dolem qe te fitonim ne fund. Shkumbini zhvilloi nje ndeshje tjeter te mire, por si skuader kemi pretendime me te larta. Keshtu, shoh se duhet te permiresohemi edhe ne disa aspekte, per t'u ngjitur ne klasifikim. Javes tjeter do te kemi perballe Flamurtarin, serish ne shtepi dhe kjo eshte nje sfide ku mendoj se duhet te shmangin gabimet qe u hasen ne takimin e sotem," - perfundon Perparim Daiu. Fitorja 2-1 ndaj Vllaznise ka rritur moralin brenda ekipit peqinase, qe pretendon te ngjitet mes ekipeve te para, prane zones evropiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›