E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Jo perseritjes ne Tirane te respektojme Kolegjin

Kukes Kreu i LSI-se deklaroi se PS-ja po ben presion

Kryetari i LSI-se Ilir Meta ka udhetuar ne Kukes ku eshte takuar me drejtues te deges se kesaj partie si dhe me keshilltaret lokale te LSI-se te dale nga zgjedhjet e fundit. Duke u prononcuar per procesin zgjedhor ne Tirane ai tha se duhen respektuar institucionet dhe se do te pranonte cdo vendim qe te marre Kolegji Zgjedhor per fituesin e Bashkise se Tiranes. Duke vleresuar qe votat ne kutite e gabuara jane vlefshme Meta shtoi se eshte e rendesishme qe te numerohet cdo vote. Ne radhe te pare presim nga drejtesia respekt per voten e lire te qytetarit. Kjo eshte drejtesia qe i duhet vendit edhe ne baze te Kushtetutes Kodit Zgjedhor dhe natyrisht te gjithe duhet te pranojme vendimin e Kolegjit Zgjedhor pavaresisht nese na pelqen apo jo - tha ai. Po ashtu lidhur me akuzat ne media se pozita po ushtron presion ndaj institucioneve te zgjedhjeve perkatesisht KQZ-se dhe Kolegjit Zgjedhor Ilir Meta tha se jane socialistet ata qe kane bere presion mbi institucionet referuar numerimit te votave dhe se protestat me djegie gomash ne rruge jane ne dem te stabilitetit te vendit. E vetmja qe ka bere presion ndaj organeve eshte pozita me protesta dhe shantazhe para KQZ-se me bllokime rrugesh e djegie gomash. Nga ana e saj mazhoranca e ka bere te qarte se do te respektoje vendimin e institucioneve dhe ky eshte opsioni i se drejtes - tha kryetari i LSI-se. Nga ana tjeter ai tha se ishte kunder opsionit per perseritjen e zgjedhjeve pasi zgjedhesit tashme sipas tij ishin shprehur per fituesin edhe pse sic tha ai me rezultat shume te ngushte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›