Meta: Kartat, LSI krahas PS e OSBE ne bisedimet me PD

Levizja Socialiste per Integrim mbeshtet idene e kryesocialistit Edi Rama, per t'u ulur ne bisedime me Sali Berishen per te zgjidhur problemin e kartave. Kreu i LSI-se, Ilir Meta tha se ne bisedime duhet te marre pjese edhe LSI. "Dua te konfirmoj vullnetin tone konstruktiv per te bashkepunuar me mazhorancen dhe gjithe forcat e tjera opozitare, me OSBE/ODIHR-in dhe faktorin nderkombetar. Ne nuk mendojme qe bashkepunimet Berisha-Rama, mund te sjellin standarde me te mira per zgjedhjet ne Shqiperi. Sepse, po te ishte per te sjelle standarde me te mira ne Shqiperi, do te kishin sjelle edhe per gjyqesorin, edhe per reformat ne drejtesi, do te kishin sjelle per ceshtjen e zgjedhjeve. Ndaj, eshte e rendesishme qe te kete nje proces transparent dhe gjitheperfshires", tha Meta, dje ne nje konference per mediat. Duke nenvizuar faktin se OSBE/ODIHR nuk duhet t'i shmangen krizes, pasi ato ishin pjese e berjes dhe miratimit te Kodit Zgjedhor. I sapo kthyer nga nje vizite ne SHBA, lideri i partise se dyte te majte opozitare, ka percjelle dhe shqetesimin e administrates se ketij vendi, teksa ka bere me dije se Uashingtoni eshte teper i shqetesuar per standardet e zgjedhjeve ne Shqiperi. "Ka nje shqetesim ne rritje edhe ne Uashington, lidhur me problemet e deritanishme qe jane hasur, per sa i takon nje klime optimiste zgjedhore per arritjen e standardeve te kerkuara, kur ne menyre te vecante do te vecoja, shqetesimin per rrezikun e humbjes se te drejtes se votes te shume qytetareve shqiptare", tha Meta. Faji kryesor i ngercit te procesit zgjedhor, sipas Metes, eshte procesi jo transparent, me te cilin dy partite e medha hartuan ligjin per zgjedhjet. "Nje deshtim i zgjedhjeve te 28 qershorit do te ishte nje fatalitet per demokracine shqiptare, nje turp per kombin tone dhe nje njolle e zeze qe do t'i vinim aleances me te madhe te lirise, te NATO-s, e cila na pranoi si anetare me te drejta te plota, vetem pak dite me pare", tha Meta. Ai ka deklaruar se LSI kerkon qe, koha qe ka mbetur deri me 28 qershor, te investohet per te arritur standardet dhe jo per te shkaterruar procesin. "Qeveria ne radhe te pare duhet te kete nje angazhim te pergjegjshem dhe te qarte, per shperndarjen falas te kartave te identitetit per qytetaret", deklaroi lideri i LSI, Meta, dje ne perballjen me gazetaret pas kthimit nga SHBA.