Rama, leter Berishes per kartat

Vetem nje dite pas fteses drejtuar kryetarit te mazhorances Berisha, per t'u ulur ne nje tryeze dhe per te diskutuar per krizen politike dhe krizen ekonomike, dhe pasi ka marre dhe refuzimin e mazhorances nepermjet zedheneses se saj, dhe 40 formave per hetimin parlamentar, kryetari socialist, i eshte drejtuar Berishes zyrtarisht dhe publikisht. Shqetesimi i opozites per kartat e identitetit, reflektohet edhe ne nje leter publike qe kreu Partise Socialiste, Edi Rama i ka derguar kryeministrit Berisha. "Taksa e votes qe qeveria juaj ka vendosur, eshte jo vetem arbitrare, por shkon kunder parimeve te shenjta te lirise dhe cenon te drejten themelore te njerezve per te zgjedhur" nis letra e kryesocialistit drejtuar kreut te qeverise. Me tej, ne argumentet e tij, kryesocialisti thote se te vendosesh takse per voten, do te thote te njollosesh vendin tone ne syte e komunitetit nderkombetar. Duke sjelle shembuj konkrete nga vendet e Bashkimit Evropian, ku Shqiperia synon te aspiroje, Rama thote me tej se asnje qeveri e vendeve anetare te Bashkimit Evropian, nuk i detyron shtetasit e saj, te paguajne per te pasur mundesine, per te ushtruar te drejten e tyre te votes. Asnje qytetar i vendeve anetare te NATO-s, nuk paguan per te votuar. Per kreun e partise me te madhe opozitare, taksa e votes percjell jo vetem nje fryme anti-demokratike ne Shqiperi, por edhe nje mesazh te gabuar tek partneret nderkombetare ne kete moment kaq te rendesishem, kur Shqiperia duhet te provoje me zgjedhje absolutisht te lira e te ndershme, se e meriton besimin dhe mbeshtetjen e tyre te jashtezakonshme. "Taksa e votes eshte nje ceshtje parimore, cdo shqiptar e shqiptare, pavaresisht nese jeton ne qytet apo ne fshat, nese eshte i varfer apo i pasur, nese eshte i punesuar, pensionist apo i papune, duhet te kete mundesine per te ushtruar te drejten e votes. Kjo eshte nje e drejte, qe qytetaret nuk mund ta blejne dhe as nje sherbim qe qeveria duhet ta shese", thuhet ne letren e Rames. Dhe ne argumentin e tij, qeverite te cilat kufizojne te drejten e shtetasve te tyre per te votuar, jane qeverite autoritare te se shkuares. "Kjo nyje duhet zgjidhur pa humbur kohe qe te kemi zgjedhje, qeveria shqiptare eshte e nevojshme qe te marre nje vendim te drejte, per te bere te mundur zhvillimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme", thekson Rama ne letren drejtuar kryeministrit. Letra perfundon me apelin e kryesocialistit drejtuar Berishes, "qe te degjoje sa nuk eshte vone zerin e arsyes dhe te adresohet prej tij, sa s'eshte kapercyer kufiri i fundit kohor per kete problem, duke hequr taksen e votes e duke cliruar zgjedhjet, nga zgjedha e pamundesise ekonomike te qindra-mijera njerezve per ta paguar kete takse absurde". Ja.Ma