E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ëndërr e bërë realitet, hapet sot autostrada Elbasan-Tiranë Eglantina Nasi

Me afer kryeqytetit. Me afer tregjeve dhe zhvillimeve. Kjo enderr e kahershme e qytetareve te Elbasanit, e cila kthehet ne nje realitet te prekshem, duket se i ben ata sot me te drejte, te jene edhe perjetuesit me te thelle te emocionit qe fal perurimi i autostrades Tirane-Elbasan. Dhe jo vetem. Por ne teresi, edhe te gjithe asaj pritshmerie pozitive qe do te buroje duke nisur qe nga sot, prej hapjes se ketij komunikimi modern infrastrukturor per ta me kryeqendren e vendit, Tiranen. Duke kultivuar keshtu, ne menyre reale, nje enderr te dikurshme te tyren, e cila edhe pse e premtuar, nuk arriti kurre te vihej ne jete. Kujtojme ketu, se edhe pse ne kohen e regjimit te kaluar socialist, ekzistonte nje projekt infrastrukturor per ta lidhur Elbasanin me nje rruge me te pershtatshme me Tiranen, nuk u realizua kurre. Kjo, edhe pse Elbasani, perbente ne fakt nje qender te rendesishme industriale per vendin. E ne te njejten kohe, figuronte edhe si nje pike kyçe strategjike per sektorin e transporteve, ate minerar etj. Kritere keto qe Qarku i Elbasanit ne teresi, i permbush ne menyre optimale edhe sot, duke qene nje force potenciale njerezore, por edhe zhvillimi ne qender te hartes gjeografike te vendit.

E kesisoj, ai meritonte te perfshihej nen nje projekt kaq te rendesishem infrastrukturor, per te mos mbetur ne harrese, me kilometra te tera larg Tiranes dhe duke u lidhur me te vetem permes nje rruge qe u perket koheve te largeta te luftes, kur u ndertua nga forcat pushtuese vetem per qellime ushtarake. Ne kete kendveshtrim, mund te thuhet se sot u permbush edhe nje domosdoshmeri qe kjo zone nevralgjike e vendit paraqiste per akordimin e saj, ne teresi me koherencen e zhvillimeve moderne ne rang vendi. Perveçse, edhe realizimi i nje endrre historike, te kultivuar prej vitesh nga banoret e saj...

Duke nisur nga dita e sotme, ato do te jene me afer se kurre me njeri-tjetrin. Pikerisht, fale realizimit te vepres se dyte me te madhe infrastrukturore qe eshte ndertuar ne historine e ketij vendi: Autostrades Tirane-Elbasan! Fjala eshte per kryeqendren e vendit dhe qytetin e rendesishem industrial, te cilat do te jene larg vetem per 15 minuta nga njeri-tjetri, teksa sot do te perurohet perfundimi i punimeve te Tunelit te Ibes, pjese e autostrades, iniciuar me 29 prill te vitit 2011. Dhe do te hapet per qytetaret segmenti nga tuneli i Kerrabes, deri ne Elbasan, i cili ka mese dy muaj qe ka perfunduar. Kujtojme, se ky segment rrugor, shmang rrugen e vjeter nga mali i Kerrabes, duke e shkurtuar kohen e udhetimit ne gati 10 minuta dhe duke pergjysmuar realisht distancen qe lidh Tiranen me Elbasanin dhe anasjelltas. Ndersa e hapur per qytetaret eshte dhe gati gjysma e segmentit te pare, nga Tirana deri te hyrja e tunelit. Ne teresi, koha e udhetimit nga kryeqyteti drejt Elbasanit, do te shkurtohet me 50 minuta. Ndersa vete autostrada Tirane-Elbasan, figuron te jete e gjate 27 kilometra, duke perfshire brenda saj edhe dy tunelet e lartpermendur, me gjatesi respektive prej 2.2 km dhe 2.4 km. Teksa do te kete kater korsi, dhe 7 mbikalime e 4 nenkalime, sikunder edhe nje numer te konsiderueshem urash, disa prej tyre me te gjata se 400 metra. Me nje shpejtesi udhetimi, e cila do te varioje nga 100 km, ne 120 km ne ore, kjo autostrade, permbush te gjitha parametrat bashkekohore te nje projekti ambicioz infrastrukturor. Por mbi te gjitha, rendesia e saj qendron tek fakti se pas Rruges se Kombit, Durres-Kukes, ajo perben vepren e dyte me te madhe infrastrukturore te ndertuar ne vend. Vete Kryeministri Berisha do te deklaronte para pak ditesh rreth ketij projekti, se ai perben nje histori te vertete. "Faktikisht, nuk po ndertojne vetem nje ure, nje tunel apo autostrade, po ndertojne nje histori te vertete, nje histori shume te rendesishme ne zhvillimin e ketij vendi. Ai eshte segmenti me madheshtor i Korridorit te Tete, eshte segmenti me i rendesishem i Korridorit te Jugut, eshte vepra me e rendesishme e ndertuar ne Shqiperi ne kete kater vjeçar”, mesohet te jete shprehur ai se fundmi, rreth autostrades Tirane-Elbasan.

Kryeministri Berisha:

“Nga e diela, Tirana dhe Elbasani do te jene me afer se kurre, vetem15 minuta. Mali i ndante deri dje, tuneli i Kerrabes e ben sot Tiranen dhe Elbasanin nje. Ajo qe deri dje dukej e pamundur, te dielen do te jete nje realitet i prekshem per te gjithe ne”.

Avantazhet e autostrades, cilat priten te jene ato?

Avantazhet qe pritet te sjelle, ndertimi i autostrades Tirane-Elbasan, pritet te jene te shumta. Keshtu, ekspertet perveçse jane shprehur te mendimit se ajo do ta ktheje qytetin e Elbasanit ne nje zone shume te zhvilluar, e shohin impaktin e saj, pikerisht edhe tek bashkimi i Elbasanit me Tiranen duke u shnderruar ne nje treg unik dhe nder me te rendesishmit ne rajon. Por edhe tek shtimi i fluksit te transaksioneve tregtare mes ketyre dy pikave te rendesishme per vendin tone. Sikunder, ekspertet pohojne se autostrada Tirane-Elbasan duhet pare edhe ne kendveshtrimin e te qenit pjese e atij qe qeveria e mazhorances e ka konsideruar si projekti me i madh i Boshtit te Jugut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›