E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Strauss-Kahn: Athina e siguruar për 18 muaj

PARIS - Qëllimi i planit të ndihmës për Greqinë "është që Athina të mos i drejtohet tregut për ndihmë gjatë 18 muajve në vijim", deklaroi sot gjatë një interviste për të përditshmen Le Monde, drejtori i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Dominique Strauss-Kahn, duke iu referuar planit të ndihmës prej 110 miliardë euro për një periudhë 3 vjeçare, që u miratua dje në Bruksel nga vendet anëtare të Eurozonës.
Gjatë intervistës Strauss-Kahn e përshëndet "këtë përpjekje të pabesueshme solidariteti" dhe thekson rolin e institucionit që ai drejton në arritjen e një marrëveshje.
"I binda evropianët se duhej kjo përpjekje e madhe për të evituar që Greqia t'i kërkonte ndihmë tregut për 18 muajt e ardhshëm. Situata u zhbllokua kur binda disa parlamentarë gjermanë, 28 prillin e kaluar, se nuk kërcënohej vetëm stabiliteti i zonës euro, por vetë ekzistenca e saj së bashku me llogaritë e Gjermanisë", deklaron Strauss-Kahn.
(e.n/ansa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›