Tunelet e Qafështamës, rrezik për tragjedi
BURREL- Rikthehet rreziku për tragjedi nga municionet luftarake si ajo e Gërdecit, në tunelin e Qafështamës. Banorët, kryesisht të komunës Komsi të Matit po tentojnë cdo ditë të hyjnë në tunelet e rrezikshme ku ndodhen qindra mijëra ton predha dhe municione të ndryshme luftarake, me qëllim cmontimin dhe shitjen për skrap të mbështjelljes metalike të tyre.
Tunelet e Qafështamës u mbajtën të bllokuar të paktën deri përpara 2 vitesh nga ushtria, por sot pranë tyre vihet re një vrimë e hapur nga persona të paidentifikuar. I menjëhershëm ka qenë reagimi i banorëve të tjerë dhe kryetarit të fshatit të cilët vënë theksin në mospërsëritjen e tragjedisë së prillit 1997 ku 23 persona, mes tyre dhe fëmijë humbën jetën pas një shpërthimi brenda në tunel si shkak i demontimit të municioneve pa autorizim.
Ndërkohë deputeti i qarkut të Dibrës, Bedri Hoxha shprehet se do të ngrejë padi në prokurori për personat e paautorizuar që kanë hapur këtë vrimë në tunelin numër 2.
“Ka ndërhyrje nga banorë të zonës në tunelet e bllokuara. Unë menjëherë do të informoj prokurorinë dhe organet e rendit për të marrë masa për të identifikuar këta persona. Atje ka dhe kufoma që nuk janë identifikuar dhe është burim permanent rreziku për të lënë viktima të tjera atje. ” shprehet Hoxha.
Brenda në tunel gjenden predha të cdo lloj kalibri, por ems tyre ndodhen edhe kufoma të atyre që humbën jetën në 29 prill të vitit 1997 dhe që nuk u nxorrën dot prej aty. Varfëria është shkaku që i shtyn banorët të depërtojnë mes rrezikut brenda tuneleve për të përfituar të holla nga shitja e hekurit të municioneve.
(e.n/News24/BalkanWeb)