E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta Klima konfliktuale politike pengoi zhvillimin e shpejte te vendit

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, në një intervistë dhënë për gazetën maqedonase “Lajm”, ka deklaruar se klasa politika shqiptare mund të kishte përmbushur më parë shumë prioritete të rëndësishëm në funksion të procesit të integrimit, nëse vendi nuk do të ishte marrë peng nga klima konfliktuale politike që pengon një zhvillim më të shpejtë të vendit.

“Shpresoj shumë në rritjen e përgjegjësisë politike, veçanërisht tani që jemi edhe vend kandidat për në BE. Qytetarët tanë meritojnë më tepër, dhe shpeshherë tregojnë pjekuri më të madhe se politikanët që i përfaqësojnë në Parlament. Mendoj se me mekanizmat e duhura zgjedhore, një vullnet pozitiv nga të gjitha palët dhe me monitorimin që do t’u bëhet zgjedhjeve të ardhshme nga vëzhguesit vendorë e të huaj, mund të shpresojmë që rezultati përfundimtar të jetë i pakontestueshëm dhe pala humbëse t’i japë dorën atij që fiton votëbesimin e popullit”

Kreu i LSI-së, i pyetur në lidhje mbi situatën në rajon, është shprehur se forca politike që drejton, ka patur gjithnjë prioritet bashkëpunimin rajonal. Ai theksoi se kombi shqiptar është faktor vendimtar për mbarëvajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›