E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta Koha per rotacion premtojme me shume vemendje per punesimin

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta prezantoi në qytetin e Ersekës kandidatin për deputet Arben Malo.
Gjatë takimit elektoral që zhvilloi në Kolonjë, Ilir Meta shpjegoi se është koha për një vizion të ri në politikë, që vjen përmes rotacionit. Ai premtoi një vëmendje më të madhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim përsa i përket punësimit, sidomos për gratë.
“Është koha për një drejtim të ri për vendin, është koha të ecim më shpejt. Ne do të angazhohemi në drejtim të punësimit për të hapur vende të reja pune. Besojmë te vullneti i shqiptarëve për të thënë një "PO" të fortë për rotacionin, ndryshimin në 23 qershor. Koha tani kërkon një tjetër dinamikë dhe një tjetër vizion”, vlerësoi Meta. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›