Arvizu: Kodi Zgjedhor ka shumë boshllëqe, duhen mbushur
TIRANE- Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu deklaron se "reforma zgjedhore është e domosdoshme, dhe këtë e shprehu qartësisht dhe raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR".
„Kodi Zgjedhor sipas OSBE/ODIHR ka shumë boshllëqe që duhen mbushur“- deklaroi ambasadori Arvizu në një prononcim për median pas një takimi që zhvilloi me ministrin e Kulturës, Aldo Bumçi.
Ambasadori nënvizoi se „Në Shqipëri ka ligje që konsiderohen të mira, por nuk zbatohen siç duhet.“
Reagimi i ambasadorit vjen pak ditë pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 8 majit. Domosdoshmëria për reformë zgjedhore është bërë apel dhe nga ambasadorët e vendeve të tjera të akredituar në Tiranë.
(s.g/Balkanweb)