Meta-Kushner: Mbështetje, por vendosni dialogun
Situata politike ne vend dhe zgjidhja sa me pare e ngercit ka qene pjese e bisedes qe zevendeskryeministri dhe ministri i jashtem Ilir Meta pati me homologun e tij francez Bernard Kushner. Si meta ashtu edhe kushner folen per nevojen e arritjes se marrëveshje mes mazhiorances dhe opozites ne ndihme te integrimit te vendit.
“E informova ministrin mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe në rajon dhe nënvizova përkushtimin e Qeverisë shqiptare për të vazhduar me reformat e brendshme, të cilat do t’a ndihmojnë vendin për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, si dhe për të përmbyllur tre çështjet e mbetura për të realizuar liberalizimin e vizave sa më shpejt. Folëm gjithashtu rreth përmirësimit të situatës politike në vend, sepse ne jemi duke u përgatitur për të përftuar statusin e kandidatit, dhe për këtë rivendosja e një dialogu efikas politik është e rëndësishme, vecanërisht për të mbështetur vazhdimin e reformave në vend”, deklaroi Ilir Meta, zv.kryeminister
“Ka disa probleme të vogla politike, që miqtë tanë do t’i rregullojnë. Ne të gjithë së bashku duhet të takohemi, të komunikojmë, që t’a bëjmë hapësirën e Bashkimit Evropian, një hapësirë vllazërore. Pra këtë do t’a bëjmë. Isha shumë i lumtur që prita kolegun tim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. ne dëshirojmë që i gjithë Ballakani Perëndimor, dhe Shqipëria në veçanti, të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian. Patjetër që do duhet pak kohë, do jetë proces i ndryshëm në varësi të vendeve, ne do bëjmë përshtatjet e duhura, dhe Franca e mbështet këtë në mënyrë konkrete dhe konstante. Sikurse e përmendi edhe Ministri Meta, ka një bashkëpunim shumë të mirë mes Francës dhe Shqipërisë, një vend që e njoh personalisht prej shumë kohësh, gjithashtu njihem me z. Berisha”, tha Bernard Kushner, minister i Jashtem i Frances.
Gjatë takimit z. Meta dhe z. Kushner diskutuan mbi marrëdhëniet bilaterale, procesin e integrimit evropian të Shqipërisë si dhe mbi zhvillimet në rajon. Meta e njohu Ministrin Kushner me përpjekjet e Qeverisë për të përmbyllur së shpejti tre çështjet në ndjekje, nga udhërrëfyesi i vizave. Gjithashtu, ai theksoi se zbatimi i ligjeve dhe bashkëpunimi me vendet partnere do të vazhdojë të sigurojë vendet anëtare të BE-së për seriozitetin e luftës së Shqipërisë kundër krimit të organizuar dhe fenomeneve të tjera negative. Ministri Meta theksoi rolin e ri në rritje të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare veçanërisht pas anëtarësimit në NATO dhe shprehu falënderimin për asistencën e trupave franceze në mbështetje të trupave shqiptare që kanë operuar bashkarisht në çad. Sefundi shefi i diplomacise franceze Kushner pranoi me kenaqesi ftesen e homologut Ilir Meta per te vizituar Shqiperine.
Bledian Koka < I mëparshmi