E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: LSI fiton zgjedhjet

Kryetari i Levizja Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ne forumin me te larte te partise se tij u shpreh qarte kur tha se pas 28 qershorit LSI do marre fatet e vendit ne dore, ndersa nenvizoi dhe njehere problemet madhore qe ka hasur ne zona te ndryshme te vendit si papunesia, varferia dhe falimentimi i bizneseve duke bere pergjegjese per kete qeverine, e cila sipas tij po fsheh krizen ekonomike njesoj si ne vitin 1996.

Por Ilir Meta shigjetoi dhe Zotin Edi Rama dhe politikat e Partise Socialiste, kur u ndal tek largimi i zonjes Esmeralda Uruci nga LSI ne Shkoder.

"Rritja e besimit qe kane njerezit te LSI i detyron sekseret e kreut te Partise Socialiste, qe t'u thote perfaqesuesve te tij qe te kerkojne leje pikerisht per t'i shtuar radhet qe quhet koalicioni i bashkise", u shpreh Meta.

Gjithsesi sipas zotit Meta pergjegjesi kryesor per situaten ne vend ashtu si e pasqyroi edhe raporti i Departamentit te Shtetit eshte kryeminstri i vendit ndaj dhe aksioni politik i LSI-se do te perqendrohet kunder qeverise.

"Ndaj ju ftoj te gjitheve qe ne 15 mars pikerisht ne njevjetorin e dites se tragjedise te bashkohemi ne 'Berisha Ik'", u shpreh Meta.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›