Berisha: Shqipëria jo në krizë, buxheti i qeverisë garanton rritjen e pagave dhe pensioneve

Kreu i qeverisë Sali Berisha, konfirmon edhe njëherë se vendi ynë nuk është prekur nga krizë globale financiare. Berisha tha se bota është përfshirë në një krizë ekonomike të rëndë, por deklaratat e qeverisë dhe njëherazi edhe ato të institucioneve ndërkombëtare, pranojnë faktin se Shqipëria nuk është në krizë. “Edi Rama, dhe të tjerë le ti bien sa të duan borisë së krizës, ne kriza nuk do të na kapë. Ne, së bashku do të forcojmë ekonominë e vendit dhe do të zhvillojmë vendin. Këtë vit buxheti i qeverisë është 100 për qind i garantuar për të dyfishuar rrogat e mësuesve, për të dyfishuar pensionet e fermerëve, për të dyfishuar pagat e infermiereve, për të dyfishuar pagat e mjekëve dhe për të ndërtuar qindra e mijëra kilometra rrugë, ujësjellës, shkolla”, u shpreh kryeministri.
...