E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i DASH u lexua keq nga mediat e kontrolluara prej Ramës

Gjatë vizitës dje në Fier, Kryeministri Berisha komentoi edhe raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, për të Drejtat e Njeriut. Sipas tij raporti është lexuar keq nga mediat e kontrolluara nga Edi Rama dhe se, prokuroria vazhdon të flejë mbi dosjet e korrupsionit. “Mediat thonë që ka ndërhyrje. Lexojeni raportin siç është. Media e kontrolluar nga Edi Rama thotë që është ndërhyrë. Ju e kuptoni vetë se çfarë terrori ushtron ai mbi mediat.  E vërteta është që kjo shënon periudhën e parë në historinë e këtij vendi që po penalizohen zyrtarë. Sigurisht po flihet mbi dosjet e sistemit të kleptokracisë dhe kjo është një gjë shumë e keqe, por po penalizohen zyrtarët e kësaj administrate dhe kjo është një gjë shumë e mirë”, u shpreh Berisha.      

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›