Meta: LSI-ja ka nisur negociatat me PS-në

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta intensifikon lëvizjet për dialog me Partinë Socialiste. Në një konferencë shtypi, Meta ka deklaruar se e respekton kërkesën e Mejdanit, Agollit dhe Pëllumbit për bashkëpunimin e së majtës dhe i fton këto personalitete të së majtës që të luajnë rol në këtë bashkëpunim. Nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim, caktohet si negociator prof. Sabit Brokaj. I kërkoj Ramës që të tre figurat e lartpërmendura nga PS dhe Sabit Brokaj nga LSI të diskutojnë bashkarisht për të vendosur shtyllat e nje bashkepunimi i cili do te finalizohet me takimin Rama-Meta në funksion të bashkëpunimit të opozitës para zgjedhjeve dhe vazhdimi me sukses ne integrimin euroatlantik" , theksoi Meta.