E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të rinjtë e PR-së aktivitet në Vlorë

21/12/2008  Kontribut në zgjedhjet e ardhshme

Partia Republikane ka zhvilluar dje në Vlorë një aktivitet me rastin e festave të fund vitit. Në aktivitet kanë marrë pjesë drejtues të PR-së si dhe kryetari i degës Vlorë Sajmir Haxhiu dhe kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Republikane Elkida Sinani. Gjatë takimit republikanët kanë uruar për një vit edhe më të mirë, ndërsa kanë përmendur kontributin e dhënë nga PR-së gjatë qeverisjes së vendit. Kjo si duke dhënë kontributin e duhur në procesin e integrimit të Shqipërisë në NATO, ashtu dhe në reformimin e ndërmarrë së fundi në reformat në sistemin shëndetësor në Shqipëri. Nga ana tjetër, të rinjtë e PR-së kanë shprehur besimin se sërish koalicioni i djathtë do të fitojë zgjedhjet parlamentare duke siguruar një mandat të dytë në plotësimin e reformave të ndërmarra në këto vite. Nga ana tjetër është theksuar dhe mbështetja për nismat e të rinjve republikanë në Vlorë duke kërkuar edhe më tepër angazhim në përmbushjen e detyrimeve që lindin nga drejtimi i këtyre reformave.

Pjesëmarrës kanë përfituar nga takimi për të kërkuar riorganizimin e strukturave të degës për të mbështetur PR në qendër në fushatën elektorale e cila pritet që të nisë që në fillim të vitit të ardhshëm. Ky të rinjtë do të kenë një tjetër rol si në menaxhimin e fushatës ashtu dhe në kontrollin e votimeve gjatë procesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›