E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajla Përnaska kandidaturë për degën e PD-së në Tiranë

21/12/2008  Propozimi vjen nga disa seksione të Partisë Demokratike

Lajla Përnaska do të jetë kandidatura e katërt në garën për kreun e degës së Partisë Demokratike Tiranë. Burimet kanë bërë të ditur se emri i Përnaskës ka dalë si propozim nga disa seksione të Partisë Demokratike. Ndërkohë procesi i propozimeve pritet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm. Emri i Përnaskës vjen pas propozimeve të ardhura për kreun e KESH-it Gjergj Bojaxhi, për ish-ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj dhe për deputetin Edi Paloka.

Ndërkohë gara do të jetë edhe më e fortë në vitin e ardhshëm, kur do të mbahen dhe zgjedhjet me formulën e “një anëtar, një votë”.

Përnaska është gruaja e parë që kandidon për postin e drejtimit së degës së Partisë Demokratike në Tiranë. Ajo ka fituar mandatin e deputetes në koalicionin mes Partisë Demokratike dhe asaj Republikane. Gjatë këtyre vjetve ka dhënë kontribut në çështjen e barazisë si dhe në një sërë projektligjesh të debatuara në Kuvend.

Tashmë si Bojaxhi dhe Muastafaj kanë nisur fushatën e tyre zgjedhore për të marrë mbështetjen e sa më shumë anëtarëve të Partisë Demokratike. Nga ana tjetër, Paloka është shprehur i hapur për të kandiduar për këtë degë, duke theksua se ka dhënë një projekt se si duhet të funksionojë dega e PD-së në Tiranë, e cila është më e rëndësishmja. Ndërsa kjo degë do të jetë dhe vendimtare në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen vitin e ardhshëm në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›