Meta: “LSI-ja ka synim të marrë Bashkinë e Tiranës”
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta dje në mbledhjen e Komitetit Drejtues të kësaj force deklaroi se LSI-ja synon të marrë Bashkinë e Tiranës. Meta ka akuzuar kreun e bashkisë, Edi Rama për mungesë vizioni për Tiranën. Më tej, Meta u shpreh se koalicioni qeveritar i Lëvizjes Socialiste për Integrim me Partinë Demokratike është i rëndësishëm dhe raportet brenda tij janë mjaft konstruktive. Meta ka sqaruar në këtë mënyrë zërat që e kanë vënë në dyshim mirë-funksionimin e këtij koalicioni kohët e fundit, për shkak të disa qëndrimeve kundër të LSI-së ndaj ndonjë vendimi apo dekreti të posaçëm i kaluar në Kuvend. Kreu i LSI-së, e ka argumentuar këtë situatë, se duhet parasysh gjithsesi fakti që PD-ja dhe LSI-ja janë mes tyre një koalicion i përbashkët, por jo një parti e vetme, duke lënë të kuptohet se mund të ketë edhe kundërshti apo kundërvënie për çështje të ndryshme mes tyre, çka nuk e cenon aspak bashkëpunimin dypalësh në të mirë të një koalicioni qeverisës.
24 Korrik 2010