E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belen Rodriguez: “Jam penduar që u ndava nga Borrielo”



Pasi është ndarë nga Fabricio Korona dhe konsideron se kjo ndarje është përfundimtare, Belen Rodriguez kthen sytë nga e kaluara dhe ndihet fajtore që është ndarë në atë mënyrë nga ish-i fejuari, futbollisti Marko Borrielo. “Gabova, nuk mbyllet kështu një lidhje e rëndësishme”, shprehet Rodriguez. Ndërkohë Marko fotografohet me një brune, duke u argëtuar në një jaht. Duke menduar për Borrielon ajo pranon: “Gabova sepse duhet të kisha reflektuar më tepër. Nuk mbyllet një histori e rëndësishme pa u sqaruar plotësisht”. Ajo pranon se e ka takuar sërish në Ibiza: “Po e kam takuar. Ia kishim borxh vetes një bisedë, prej shumë kohësh”. A mund të kthehet sërish me të? Belen sqaron se nëse Marko do të ishte një mashkull tjetër, në këtë situatë do të kishte përfituar, ashtu siç bëjnë të gjithë meshkujt me një femër që sapo është ndarë nga i dashuri. Le të presim se çfarë do të ndodhë me femrën më të përfolur në Itali...

23 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›