Meta LSI partia me me shume te ardhme

Tirane 11 tetor NOA - Levizja Socialiste per Integrim eshte forca politike me me shume te ardhme e cila ka treguar ne nje vit qeverisje sesi se eshte forca me demokratike.
Keshtu u shpreh kryetari i LSI Ilir Meta gjate fjales se mbajtur ne Konventen e deges se Levizjes Socialiste per Integrim per Tiranen duke pohuar se procese te medha e presin vendin dhe ndaj ai ka nevoje per kete force politike ndaj ti harrojme te shtunat dhe te dielat por te dalim te takojme njerezit.
Ne nje vit ne permbushem 100 pyetje te Udherrefyesit te Komisionit Evropian duke plotesuar keshtu kushtin qe shqiptaret te levizin pa viza ne vendet e Bashkimit Evropian brenda ketij viti tha nder te tjera ne fjalen e tij Meta.
Duke shtuar se heqja e vizave eshte vetem nje stacion me prane BE dhe e dime shume mire se duhet akoma me shume pune energji dhe angazhim qe qytetaret shqiptare te plotesojne standardet per te qene sa me afer tij.
Sipas tij mrekullia behet cdo dite duke punuar dhe u perkushtuar qe te gjithe perdite dhe duke qene te vendosur ne objektiva dhe duke u kujtuar per njerezit ne cdo dite te javes dhe jo vetem nje here ne kater vjet.
Ne nuk jemi nga ato forca politike qe u kthejne kurrizin anetareve dhe simpatizanteve te tyre kur vijne ne pushtet por ne jemi ne koalicion per integrimin e Shqiperise dhe per tu dhene perdite shqiptareve te ardhmen evropiane perfundoi Meta.
n.e/NOA