Presidenti i BE javen tjeter ne Tirane Brusa Tregon interesin per Shqiperine

Tirane 11 tetor NOA - Bashkepunimi ndermjet Bashkimit Evropian dhe Shqiperise eshte teper intensiv dhe kjo shihet qarte nga shkembimet e vazhdueshme te vizitave te niveleve te ndryshme ne Bruksel dhe Tirane.
Nje fakt te tille i ngarkuari me pune prane delegacionit te Bashkimit Evropian ne Shqiperi Luigi Brusa ia ka bere me dije ministrit te Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto gjate nje takimi te perbashket qe zhvilluan te dy gjate dites se sotme.
Sipas tij vete vizita qe presidenti i Keshillit Evropian Herman Van Rompuy do te zhvilloje javen e ardhshme ne Tirane eshte shenje e qarte e rendesise qe Bashkimi Evropian i kushton Shqiperise.
Nga ana e tij ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto shprehu mirenjohjen per vleresimin e bere nga ana e institucioneve evropiane per arritjet e qeverise shqiptare ne kuader te plotesimit te kritereve te Udherrefyesit mbi bazen e te cilit u miratua ne Parlamentin Evropian vendimi per liberalizimin e vizave si edhe rikonfirmoi angazhimin dhe vullnetin e qeverise per te vazhduar me tej ne rrugen per plotesimin e standardeve te percaktuara nga Bashkimi Evropian.
Nje tjeter ceshtje e cila u trajtua gjate ketij takimi ishte edhe ecuria e projekteve qe Komisioni Evropian po realizon ne Shqiperi ku te dy bashkebiseduesit konstatuan me kenaqesi se ka nje bashkepunim intensiv midis autoriteteve shqiptare dhe delegacionit te Bashkimit Evropian lidhur me realizimin e ketyre projekteve.
n.e/NOA