E Diel, 1 Nëntor 2026

Lindje një milionë dollarëshe për Kim Kardashian

LOS ANGELES- Lindja e foshnjës së Kim Kardashian dhe Kanye West pritet të kushtojë mbi një milionë dollarë.

Dyshja raportohet se kanë marrë me qira një suitë ekskluzive në spitalin e Los Angeles, Cedars-Sinai Medical Center, që kushton katër mijë dollarë në ditë. Ata po ashtu kanë angazhuar një fotograf personal për të kapur momentet e para të fëmijës dhe kanë harxhuar mijëra dollarë të tjerë në produkte për bebe.

“Kjo nuk do të jetë ndonjë lindje e zakonshme, edhe me standardet e të famshmëve. Kim tashmë ka harxhuar dhjetëra mijëra dollarë për tu siguruar se gjërat do të ecin pa ndonjë problem”, ka thënë një burim i afërt me të.

Kim dhe Kaneye kanë harxhuar mijëra dollarë të tjerë për të siguruar edhe dhomën ekskluzive, që përfshirën një vaskë të madhe banje, dy shtretër, një ekran të hollë televizori, si edhe dhomë të veçantë qëndrimi me një divan dhe tavolinë dreke, e gjitha e dekoruar me lule të bardha në çdo cep.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›