Zbardhet takimi i Ramës me kryeministrin turk Erdogan
TIRANE – Forcimi e bashkëpunimi ekonomik e institucional, intensifikimi i shkëmbimeve tregtare, konsolidimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Shqipërisë, kanë qenë temat e diskutuara gjatë takimit të djeshëm të liderit socialist Edi Rama me kryeministrin turk Erdogan.
Zyra e shtypit e PS-së bën të ditur se, “Rama e njohu kryeministrin Erdogan me programin për Rilindjen dhe vendosmërinë për të jetësuar në Shqipëri një proces transformimi dhe modernizimi të ekonomisë, qeverisë dhe shërbimeve publike, duke u nënvizuar faktin se për herë të parë në programin për Rilindjen, Turqia konsiderohet, krahas Italisë dhe Greqisë, si një partner strategjik”.
Po kështu njoftohet se kreu socialist ka shfrytëzuar këtë takim edhe për të kërkuar nga Erdogan ndihmë të mëtejshme për të çuar përpara axhendën modernizuese për Shqipërinë.
Ndërkaq, kryeministri turk ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndihmuar Shqipërinë për t’u zhvilluar ekonomikisht dhe për të luftuar varfërinë e papunësinë.
(er.nu/BalkanWeb)