E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Ligji i SHISH do te konsultohet me BE-ne dhe NATO-n

Ministri i Jashtem Ilir Meta, gjate nje bashkebisedimi me gazetaret, menjehere pas kthimit nga vizita ne Usahington, nuk ka munguar te shprehet se mazhoranca ia ka plotesuar te gjitha kushtet opozites, per hetimin e zgjedhjeve. Njeheresh ai e ka adresuar opoziten qe per kutite t'i drejtohet Kushtetutes, Prokurorise por per mendim dhe Komisionit te Venecias. Njeheresh ai nuk ka munguar te shprehet dhe ne lidhje me thirrjet, sipas tij, te opozites per marrjen e pushtetit permes dhunes, qe per te eshte nje e drejte e saj qe te enderroje. Njeheresh ai nuk ka munguar te shprehet dhe per ligjin e SHISH, duke konfirmuar se po diskutohet dhe konsultohet me eksperte te NATO-s dhe BE-se. "Eshte kenaqesi te jem me ju pas nje vizite pune ne Uashington, ku kam zhvilluar takime me perfaqesues te departamenteve te ndryshme te qeverise amerikane, ne Kongresin Amerikan dhe ne institucionet e tjera. Kam mbajtur nje fjalim ne Universitetin Transatlantik te Marredhenieve Nderkombetare "John Hopkins" ne Uashington, lidhur me politiken e jashtme te Shqiperise. Natyrisht pas nje takimi te vecante qe kam pasur edhe me zv/Sekretarin e Shtetit ne Departamentin e Shtetit, Steinberg, ku rikonfirmuam dhe nje here marredheniet shume te ngushta mes dy qeverive dhe mes dy vendeve tona, aq me teper tani qe Shqiperia eshte dhe anetar i NATO-s dhe duke pasur parasysh qe angazhimet e saj vijne ne rritje, ndaj sfidave me te cilat po ndeshet Aleanca kudo", ka qene deklarata e Metes. Njeheresh ai eshte shprehur se me Steinberg ka ndare dhe nje here te njejten bindje se, marredheniet mes Shqiperise dhe SHBA jane shume te dobishme dhe te rendesishme per stabilitetin e rajonit tone, ku natyrisht politika e jashtme dhe rajonale e Shqiperise vleresohet dhe mbeshtetet ne menyre te vecante nga SHBA. "Sigurisht qe kemi diskutuar dhe per ceshtje te ndryshme, vecanerisht per sa i perket rendesise se bashkepunimit ekonomik dhe tregtar, ku kemi vene theksin ne bashkepunimin ne fushen energjise. Ne lidhje me kete kam pasur nje takim te vecante me te Ngarkuarin Special per Energjine ne Euroazi te Sekretares se Shtetit, Klinton, ambasadorin Morningstar. Besoj se kjo vizite pune do te pasohet nga shume aktivitete te perbashketa, qe do te zhvillohen edhe ne Shtetet e Bashkuara, edhe ne Shqiperi, ku do te theksohen prioritetet e metejshme ne bashkepunimin e gjithanshem politik, ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve tona", vleresoi Meta.
Gjate kohes qe ju ishit per vizite ne SHBA, Parlamenti ka votuar vetem me votat e mazhorances dhe pa konsensusin e opozites, komisionin hetimor per zgjedhjet, nderkohe qe shefi i OSBE ne Tirane, Bosh ka deklaruar se ky komision eshte tashme i pavlefshem. Komenti juaj per kete komision dhe per sjelljen e opozites?
Nuk jam ne dijeni te asaj qe ka thene z. Bosh, por une jam ne dijeni te te gjitha qendrimeve teper konstruktive nga ana e mazhorances, ne dijeni te se cilave besoj se eshte dhe z. Bosh dhe cilido tjeter, qe ka te beje pikerisht me faktin qe mazhoranca ka pranuar prej kohesh qe t'i jape shumicen opozites ne nje Komision hetimor parlamentar, madje edhe drejtimin e ketij Komisioni. Mazhoranca ka pranuar qe per ceshtjen e hapjes se kutive te merret mendim nga ana e Gjykates Kushtetuese dhe per kete ceshtje Partia Socialiste t'i drejtohet Gjykates Kushtetuese, madje mazhoranca ka pranuar qe t'i drejtohet edhe Komisionit te Venecias, dhe sikurse ju e dini, keto nuk jane pranuar nga opozita gjoja e interesuar per hapjen e kutive. Po keshtu, ju jeni ne dijeni te iniciatives me te fundit te Kryeministrit Berisha per te mbeshtetur Prokurorine, ne menyre qe ajo te kete kapacitet e duhura njerezore, pra me fonde, pasi keto gjera i zgjidh vete prokuroria qe eshte e pavarur nga qeveria, ne menyre qe ajo te kete nje task-force vetem per hetimin e zgjedhjeve, sipas pretendimeve qe ngre, apo mund te ngreje Partia Socialiste.
Pra eshte e qarte se nga ana e mazhorances jane bere te gjitha leshimet e duhura dhe jane krijuar te gjitha mundesite, te cilat kane te bejne me nje rol konstruktiv te opozites per te verifikuar pretendimet e saj.
Mazhoranca e ngriti komisionin dhe shumicen e ketij komisioni e mbajti per vete, nuk ia la opozites, pervec kryetarit. Si e vleresoni?
Nuk eshte aspak e vertete pasi mazhoranca e ka bere te qarte se ne momentin qe do te paraqiten perfaqesuesit e opozites, dy anetare te mazhorances do te terhiqen, ne menyre qe shumica t'i kaloje opozites. Dihet qe shumica e Komisioneve Hetimore parlamentare i ka takuar mazhorances. Pra kjo eshte nje ceshtje e vullnetit politik.
Ne fakt, z. Rama ka deklaruar dje permes deputetes Vasilika Hysi, se ne prill do te nisin protestat e opozites. Sa mund te ndikoje fakti qe opozita nuk e njeh komisionin hetimor qe kaloi vetem me votat e mazhorances ne Parlament dhe fakti tjeter, qe tashme priten te nisin edhe keto protesta, ndaj procesit te liberalizimit te vizave. Cfare kostoje do te kete kjo, nese do te kete nje kosto realisht per Shqiperine?
Sigurisht qe e gjithe kjo politike destruktive synon te demtoje sa me shume imazhin e vendit, nuk synon te hape kutite. Sepse po te kete vullnet per te hapur kutite, eshte bere e qarte qe mund te ndiqet rruga permes Prokurorise, si institucion i pavarur dhe qe ka te gjitha pergjegjesite kushtetuese dhe ligjore per ta bere kete gje. Ne rast se duan qe Parlamenti te hape kutite, duhet t'i kerkojne Gjykates Kushtetuese qe ta konfirmoje kete mundesi, madje mund t'ia kerkojne edhe Komisionit te Venecias. Ne rast se mendojne se mund te marrin me dhune pushtetin, sikurse kane bere edhe thirrje, kjo eshte ceshtje e tyre. Ata kane te drejten e tyre te enderrojne, por natyrisht qe do te mbajne edhe pergjegjesite e tyre. Qeveria do te jete gjithnje e hapur, e qete, do te respektoje ligjin dhe vazhdimisht do t'i ftoje qe te marrin shumicen ne Komisionin qe kerkuan, te marrin edhe drejtimin e tij. Nese duan te hapin kutite, t'i drejtohen Gjykates Kushtetuese, t'i drejtohen Komisionit te Venecias. Nese duan nje hetim me profesional, t'i drejtohen Prokurorise se Pergjithshme, dhe qeveria do te vendose fonde qe prokuroria te kete mundesi per te angazhuar me shume prokurore per kete ceshtje.
Do te jete funksional komisioni gjate ketyre koheve, nderkohe qe opozita nuk merr pjese?
Kjo nuk eshte ceshtja me e rendesishme, une nuk jam kryetar i Parlamentit. E rendesishme per ne eshte qe mazhoranca ka te gjithe vullnetin pozitiv dhe konstruktiv. Absolutisht qe cdo perpjekje per te krijuar shqetesime te paqena, te jeni te sigurt se do ndeshkohet ne radhe te pare nga vete qytetaret shqiptare, te cilet jane lodhur me rremuja dhe trazira, aq me teper kur behet fjale thjesht per karrieren e nje individi, i cili nuk njeh asnje institucion.
Meqe ju sapo jeni kthyer nga SHBA, Ambasada e SHBA ka qene nje nga kritikueset me te forte te ligjit te ri te SHISH. Cili eshte komenti juaj per draftin e fundit qe eshte miratuar se fundmi?
Mendoj se per vete faktin qe ligji aktual eshte nje ligj i vjeter, nderkohe qe ka ndryshime shume te rendesishme, qe nga berja e vendit me Kushtetute dhe ne pergjithesi ne sfidat me te cilat ndeshet sot Shqiperia, por me te cilat ndeshet edhe NATO, ato te terrorizmit apo edhe me gjere, natyrisht qe ka nevoje per nje rishikim, apo edhe per nje permiresim te tij. Sigurisht qe kjo do te behet ne konsultim te ngushte me te gjithe partneret tane nderkombetare. Ne radhe te pare me Bashkimin Evropian ku duam te anetaresohemi, dhe me NATO-n ku jemi anetare.
A do te keni nje konsulte me NATO-n para se te kalohet ligji ne Parlament, gje qe eshte kerkuar edhe nepermjet nje letre nga vete Aleanca?
Ne kete drejtim, raportet tona me NATO-n jane shume konstruktive dhe cdo permiresim i tij do te jete sipas standardeve te NATO-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›