PS: Komisioni i Ruzhdies, s'mund te hetoje veten
Pas deklaratave te zevendeskryeministrit dhe ministrit te Jashtem, i menjehershem ishte reagimi i Partise Socialiste, qe theksoi se Berisha dhe Meta, s'mund te hetojne veten. Permes nje prononcimi per mediat, deputetja socialiste Shegush Ligori, tha se kryeministri i Ruzhdies dhe zevendesi i tij vazhdojne te luajne shfaqjen e shemtuar, e te "dale boje". Sipas saj, Parlamenti i Ruzhdies diten e premte, mohoi nen tiranine e kartoneve te drejten kushtetuese te opozites per transparence dhe hetim parlamentar te zgjedhjeve te 29 qershorit. Ajo tha se pushteti i "Ruzhdies" shkeli diten e premte procedurat parlamentare, kushtetuten, parimet dhe vlerat evropiane si dhe angazhimin e marre perpara faktorit nderkombetar per dialog dhe konsensus. Per Partine Socialiste, te gjitha u shkelen te premten nga pushteti i "Ruzhdies", qe njesoj si ne Ruzhdie, u vodhen firmat e deputeteve socialiste dhe u tjetersuan nismat e opozites per transparence. "Komisioni parlamentar i miratuar ne kuvendin e Ruzhdies nuk mund te beje transparence, njesoj si hajduti nuk mund te hetoje vetveten. E drejta e Partise Socialiste per transparence eshte nje e drejte kushtetuese, te cilen as Sali Berisha, as Ilir Meta e askush tjeter nuk mund ta tjetersoje", u shpreh Ligori. Ajo tha se Partia Socialiste dhe mbare populli opozitar nuk do te ndalet perpara te drejtes se tyre ligjore dhe kushtetuese, por do te shfrytezoje cdo rruge demokratike, per te cuar deri ne fund kauzen per demokraci dhe standarde. Ndersa ministri i Jashtem, Ilir Meta, ne deklaraten e tij per mediat, iu beri thirrje zyrtareve socialiste te jene pjese e Komisionit Hetimor per hetimin e zgjedhjeve.