E Diel, 1 Nëntor 2026

Terrorizoi kalimtaret tek ish-Blloku, kapet 20-vjecari

Tirane-Policia ka arrestuar dje te riun qe me te shtenat e tij ne ajer, terrorizoi dhe krijoi panik tek kalimtaret ne zonen e ish-Bllokut, prane "Shallvareve". Sipas policise, i arrestuari eshte Oltion Shini 20-vjec, nga Tirana. Pas nje grindje per motive banale, ai qelloi me pistolete ne ajer, per te krijuar frike te kundershtaret. Menjehere pas ngjarjes, ai eshte fshehur ne nje pallat prane "Shallvareve", ku ka qendruar per disa ore. Pas disa minutave ne negociata me te riun, forcat speciale kane arritur t'i vene prangat, te akuzuarit per armembajtje pa leje, plagosje dhe prishje te qetesise publike.
Pas u gjet i rrethuar nga te gjitha anet nga policia, ai eshte dorezuar. Per kete ngjarje, policia shoqeroi edhe disa persona, qe ishin prezent ne momentin e grindjes mes te rinjve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›