E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Hetimi, sipas Kushtetutes dhe me transparence"

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha dje se mazhoranca eshte e vendosur te hetoje zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, nepermjet Komisionit Hetimor parlamentar te votuar ne seancen plenare te javes qe shkoi. Ndonese eshte nje kerkese qe prej shtate muajsh kerkohet nga opozita, e cila kembengul edhe ne hapjen e kutive te votimit, Topalli tha dje se komisioni do te beje transparencen e zgjedhjeve, sigurisht pa prekur kutite e votimit. "Ky komision per transparencen e plote te zgjedhjeve me te mira, te lira dhe te ndershme, bazohet ne dy parimet themelore qe Komisioneri per zgjerim Fule theksoi ne deklaraten e tij: transparence e plote dhe respekt i Kushtetutes", theksoi Topalli. Si kryetare e Kuvendit ajo ftoi dhe shprehu deshiren qe deputetet socialiste te vijne ne komisionin hetimor te zgjedhjeve dhe te behen pjese e transparences dhe respektimit te Kushtetutes se vendit. E thene shkurt, hetimi parlamentar per zgjedhjet do te kryhet nga Kuvendi, merr apo jo pjese opozita ne kete hetim. Komisioni Hetimor Parlamentar qe do te beje transparencen e zgjedhjeve parlamentare te veres se shkuar, u miratua me 73 vota pro ne seancen plenare te dites se premte. Pro, votuan vetem deputetet e mazhorances. Nderkohe qe socialistet te pranishem ne salle, kerkuan mos miratimin e nje komisioni te tille, duke qene se PS i terhoqi nismat e saj ligjore. Terheqja e PS-se, u be ne momentet e fundit, kur mazhoranca e beri te qarte se nuk do te votoje nje hetim qe lejon hapjen e kutive te votimit ne cdo kohe kur e kerkon nje parti politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›