E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbledh ne fundjave Asamblese e PS, per protestat

Partia Socialiste do te mbledhe ne fundjave Asamblene Kombetare. Pas takimit te kryesocialistit me aleatet dhe me grupin parlamentar socialist, tashme do te jete Asambleja Kombetare e PS, e cila do te vendose per hapat qe do te ndiqen me tej. Sic eshte bere e ditur edhe nga aleatet socialiste, axhenda e protestave do te vendoset nga forumet e partise me te madhe ne opozite. Pikerisht kjo do te jete tema kryesore e mbledhjes se Asamblese. Midis te tjerash do te diskutohet edhe per qendrimin ndaj Parlamentit, si dhe ceshtje qe kane te bejne me organizimin e brendshem ne Partine Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›