Meta: Llogarite elektorale te mos demtojne statusin e vendit kandidat Qamil Xhani
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim ka kerkuar nga forcat politike qe te mos demtojne integrimin e vendit, per shkak te llogarive qe lidhen me zgjedhjet parlamentare te vitit 2013. Deklarata e kreut te LSI-se u be dje gjate fjales pershendetese ne takimin e organizuar me te rinjte e Levizjes Rinore per Integrim ne bregdetin e Jales. Kreu i LSI-se u shpreh se klasa politike nuk duhet te cenoje festen e madhe te 100-vjetorit te Pavaresise se shtetit shqiptar me nje politike mendjengushte dhe afatshkurter. "Ethet e zgjedhjeve te vitit 2013 dhe llogarite elektorale te 2013-s asnje force politike te mos i beje ne dem te statusit kandidat per ne Bashkimin Europian qe vendi duhet te marre ne vjeshten e ketij viti, ne menyre qe ta festojme te gjithe 100-vjetorin e Pavaresise, jo vetem me krenarine per te gjithe ato breza, gjenerata patriotesh, te cilet krijuan me aq mund dhe sakrifica shtetin tone, por njekohesisht edhe per te pasur nje vleresim sado minimal per klasen e sotme politike, e cila nuk duhet qe te cenoje kete feste te 100-vjetorit me nje politike mendjengushte dhe njekohesisht afatshkurter qe me shume se sa per te rritur dinjitetin e vendit ne raport me familjen eruopiane, edhe ne raport me rolin qe Shqiperia luan per stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit te Ballkanit", - deklaroi kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta. Kreu i LSI-se u ndal dhe ne debatin qe lidhet me heqjen e imunitetit. Ai ka theksuar se duhet qe brenda muajit shtator, kjo ceshtje te gjeje nje zgjidhje konkrete. Sipas tij, miratimi i heqjes se imunitetit lidhet me procesin e integrimit te vendit ne Bashkimin Europian dhe konkretisht marrjen e statusit te vendit kandidat. Meta u shpreh se asnje force politike nuk duhet te behet pengese per kete gje. "Eshte e rendesishme qe te gjendet nje zgjidhje e domosdoshme brenda javeve te para te shtatorit per ceshtjen e imuniteteve, ne menyre qe te konsolidohet mundesia per marrjen e statusit kandidat sepse perfitimet e Shqiperise jane te shumta ashtu sikurse cdo vonese do te jete e kushtueshme dhe me pasoja afatgjata", - tha nder te tjera ne fjalen e tij pershendetese ne aktivitetin e te rinjve te LRI-se ne Jale, kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta. Kreu i LSI-se ka theksuar se ne kete vit te rendesishem per formimin e shtetit shqiptar, politikanet duhet te shohin para dhe te mundesojne qe vendi te marre statusin e vendit kandidat. Ai ka theksuar se retorika konfliktuale nuk i sherben vendit dhe qytetareve. Kreu i LSI-se ka folur dhe per pergatitjet e kesaj force politike ne sesionin e ri parlamentar.