E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strategjia e PS, Rama mbledh deputetet ne Korce

Partia Socialiste ka nisur pergatitjet per hartimin e strategjise per nisjen e sesionit te ri parlamentare. Ndryshe nga heret e tjera, kryetari i Partise Socialiste ka zgjedhur qe mbledhjen me strukturat drejtuese te zhvilloje ne Korce. Anetare te Kryesise, deputete dhe pjesetare te stafi te kreut te PS-se kane zhvilluar dje nje takim informal ne hotel "Dardha" ne Korce. Mesohet se takimi nuk ka qene zyrtar dhe kjo justifikon shume prej mungesave te deputeteve. Por ne kete takim kane munguar dhe mjaft anetare te Kryesise dhe drejtues te grupeve te punes qe po merren me hartimin dhe prezantimin e programit. Ne takim ka marre pjese deputeti kreu i grupit Parlamentar Gramoz Ruci, deputetet Ben Blushi, Fatmir Xhafaj, Namik Dokle, Blendi Kolosi, Ditmir Bushati, Saimir Tahiri dhe Bashkim Fino. Nderkohe qe te pranishem kane qene dhe Sekretari Erion Veliaj dhe kryebashkiaku i Durresit, Vangjush Dako dhe ai i Korces, Niko Peleshi. Ajo qe bie ne sy ne listen e deputeteve qe kane qene te pranishem ne takimin e zhvilluar ne Korce eshte mungesa e nje sere drejtuesish te profumeve dhe njerezve qe u jane caktuara detyre kyce per drejtimin e fushates. Mesohet se ne takim eshte diskutuar per strategjine e parlamentare, por edhe ate te strukturave. Muaji shtator eshte cilesuar nga kreu i PS-se si nisja e fushates elektorale, e cila do te mbaroje me zgjedhjet e viti 2013. Pritet qe gjate javeve ne vijim, Rama te nise dhe takimet zyrtare me deputetet dhe Kryesine e PS-se. Nderkohe qe takimi i djeshem ka qene me nje grup te besuar deputetesh dhe anetaresh te kryesise se kryesocialistit Edi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›