Bashkim Allmuça: I helmuam lopët e Baldushkut me zhivë dhe flibol
TIRANE-Ishte mëngjesi i 10 nëntorit të vitit 1975. Një ngjarje që përfshiu zhurmshëm dhe emocionalisht mbarë vendin, ndodhi në fshatin Baldushk të Tiranës. Por ajo ngjarje do të bëhej më e zhurmshme dhe e tmerrshme për mënyrën si do menaxhohej dhe për pasojat që la më pas. Ishte dëmtimi i plot 98 lopëve të racës holandeze, të cilat ishin blerë shumë shtrenjtë, me valutë, nga shteti ynë i varfër i asaj kohe. Shqetësimi arriti deri te Enver Hoxha. Situata e mbarë vendit u tensionua, por më shumë për Hetuesinë e Krimit Ekonomik, pasi një veprim i tillë u konsiderua dhe u konkludua se ngjarja në fjalë kishte të bënte me veprimin e një grupi të përcaktuar me një program të qartë sabotazhi në zonën e Baldushkut, ku dhe jetonin. Hetuesi i Krimit Ekonomik, Dilaver Bengasi shkoi menjëherë në vendngjarje. Pas hetimeve paraprake, brenda një ore ai bëri arrestimet e para. Pas arrestimeve të menjëhershme dhe demonstrative, zëvendëskryeministri Manush Myftiu që ishte i pranishëm në vendngjarje, afrohet te hetuesi Bengasi dhe urdhëron me ton të lartë dhe të prerë:
- Shoku hetues. Vijo zbardhjen e ngjarjes. Le të shkojë në 100 numri i të arrestuarve. Vazhdo dhe mos ndalo. Presim autorët. Vazhdo siç e ke nisur.
Të nesërmen, rreth orës 12:00 të natës, në vazhdën e hetimeve vijuan arrestimet me kryeveterinerin e kooperativës, Kiço Nikolla, dhe veterinerin e saj, Pëllumb Rama, -të akuzuar si personat përgjegjës për shëndetin e tyre.
Por pas dy muajsh e gjysmë u konkludua se ata nuk kishin lidhje fare me çështjen, pra nuk kishin ndikim dhe veprim të drejtpërdrejtë, duke mbajtur vetëm disa akuza apo përgjegjësi indirekte, për nënvleftësim apo moskorrektësi në zbatimin e detyrave ligjore të tyre. Kështu, dy muaj e gjysmë më mbrapa ata dolën nga burgu. Por lajmet ndiqnin njëra-tjetrën. Terrori psikologjik brenda fshatit Baldushk dhe më tej i kishte kaluar përmasat e normales. Situata mund të perifrazohej me shprehjen "Dridhej fëmija në bark të nënës". Kështu, lajmi se hetimi mbi çështjen kishte kaluar në emra të tjerë si pjesë përbërëse e një organizate të mirëfilltë, u përhap si valë e ftohtë, në mënyrën më të rrufeshme, në të gjithë zonën. U mësua gjithashtu se ai grup "paskësh" qenë shumë i organizuar, aq sa bënin edhe mbledhje misterioze për veprimet sabotuese që do të kryenin. E arrestimet ndërkohë ndiqnin njëra-tjetrën, aq sa numri i tyre arriti në 8 persona, të cilët u dënuan me masat më ekstreme që parashikonte ligji për veprimet e sabotazhit në grup. Jo vetëm kaq, por opinioni u njoh dhe me lajmin tjetër shokues të përhapur me shumë zhurmë populiste, se pikërisht njëri prej të arrestuarve paskësh guxuar të shkruante një letër kërcënimi për vetë Enver Hoxhën, ku i thoshte se, "si e keni nisur, do të hani koqen e ullirit". Për këtë fakt u mësua se ishte emri i Nuri Allmuçës, i cili u arrestua afërisht një vit pas ngjarjes, ku u fajësua si një prej organizatorëve kryesorë të grupit, gjë për të cilën, së bashku me Refat Dajën, u dënua me ekzekutim.
Gjithsesi, gjyqi i bërë për këtë ngjarje pas plot 27 muajsh hetuesie të rreptë dhe pikërisht në shkurtin e vitit 1977 dha dënimet ekstreme për 8 të akuzuarit si pjesëtarë jo vetëm të ngjarjes, por të një bande të rrezikshme, me qëllim të pastër sabotazhi në ekonomi. Të paktën kështu u etiketua. Konkretisht dy persona u dënuan me "vdekje me pushkatim". Të tjerët, me burgime të rënda, përkatësisht me 25 vjet. 25 vjet; 20 vjet;
Në Sallën e gjyqit
Fjalën e merr i pandehuri Bashkim Allmuça:
Quhet i pushuar nga puna.
(ish-arsimtar)
Bërthama e kësaj organizate, si Nuri Allmuça, Latif dhe Rifat Daja, në mënyrë ispiritive për pushimin tim e shfrytëzojnë, e përdornin ndaj meje me lloj-lloj mënyrash për të më futur në rrugën e krimit. Më pyetën, si u bë kjo puna jote, kot sorollatesh lart. Këtu e ke të keqen tjetër. Pra, 20 vjet punoj pa triskë fronti. Kam menduar, - thotë ai, - që të bëjmë letër anonime lart. Jam i pakënaqur vetë, se e kam gruan pa punë e pa ua punuar këtyre të kryesisë nuk e lë.
- Nuriu i kërkoi mendim këtij, i jep një letër ku thuhet se po qe se nuk merren masa do të bëhet një dëm i madh….
- E bëj këtë punë për të rrëzuar pushtetin në Baldushk…
- Më vjen Latif Daja dhe thotë që ne kemi marrë masa për helmimin e lopëve. Ia dhashë fjalën.
- Rifatit i vjen nga Elbasani një pako zhivë. Duke mbledhur mare, atje shof Nuriun që vjen për të pirë ujë. Tek burimi vrau një gjarpër. Aty Nuriu i tregoi për helmet: zhivë, koçifoz. 20 gr zhivë ka efekt të madh në ujë….
- Nuriu, është futur qysh kur është krijuar kooperativa bujqësore dhe kur u prish teqeja e Mumejesë më 1967….
- Për punën e koçifozit kam biseduar.
- Për punën e zhivës e kemi pas gjetur në farmaci. Do marrim pesë-gjashtë termometra plus flibol….
- Mbledhje në grykën e Zhullimës në tetor 1975. Më njoftoi Nuriu. Atje gjetëm Rifatin e Latif Dajën, Selman Ballën, Agimin e Eminenë. Në mëngjes…..
- Latifi e merr fjalën e flet për Eminenë e për Nuriun…. Thotë, për këtë punë duhet të betohemi "Për teqenë e Mumajesë", "U prishtë teqeja e Mumajesë dhe…, copë-copë po treguam".
- Kështu thanë të gjithë….
…………………….
- Latifi tha mos flisni në hetuesi. Të mbani qëndrim mohues. Mos tregoni…..
- Foli e rifoli për efektin e elementëve të fortë. Pas 24 orëve japin efekt…..
- Foli dhe Nuriu. Ne u betuam pastaj të mbajmë sekret takimin. Të ruhemi të mos biem në sy….
* - Një mbledhje tjetër pas mesnate.
Nuriu erdhi edhe një herë në sallë.
Në grykën e Zhullimës. Ishte 7 nëntor…. Do hidhej helmi…. U hodh në ora 08:00 - 08:30….
Erdhi Nuriu dhe mori atje Gimin, Refatin, Selman Ballën dhe Eminenë.
Ata u futën. Mua më nxori rojë sipër….
(Zhivë + flibol + koçifoz. I morëm në çantë…”.
Dolën e i hodhën në pusetë helmet. Pas kësaj u larguam.
Më vonë Nuriu më tha: Do djegim stallat. Mori dhe benzinë për muzeun e Mustafa Koçit. Nuk di….
Për Nadire Shimën them si kanë thënë për botën.
1). Si shikojnë për orarin e festimeve të B.B 2). Për t'iu kundër-vënë festimeve të Partisë e Pushtetit. Veterinerët në orën 8:00 nuk ishin aty e barinjtë do u jepnin ushqim e ujë….
(Vijon nesër)
Vendimi i gjyqit
Shkurt 1977
1- Refat Daja, ndihmësmjek i fshatit, (vëllai i Latif Dajës) i vitlindjes 1949; u dënua me vdekje me pushkatim. U ekzekutua në Linzë. (Familjarët nuk e kanë gjetur varrin as sot).
2- Nuri Allmuça, infermieri i fshatit, i vitlindjes 1939; u dënua me vdekje me pushkatim. U ekzekutua në zonën e Linzës.
3- Selman Balla, përpunuesi i ushqimit, i vitlindjes 1944; u dënua me 25 vjet burg.
4- Agim Akçani, brigadieri i lopëve, i vitlindjes 1953; u dënua me 20 vjet heqje lirie.
5- Bashkim Allmuça, arsimtar, i vitlindjes 1950, u dënua me 18 vjet burg.
6- Nadire Shima, mjelësja (motra e Jemine Shimës), e vitlindjes 1955, dënohet me 15 vjet heqje lirie.
7- Jemine Shima, mamia e fshatit (motra e Nadire Shimës), e vitlindjes 1952, u dënua me 14 vjet burg.
8- Latif Daja, ish-përgjegjës i sektorit, në momentin e arrestimit ishte punëtor. Dënohet me 25 vjet burg.