E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Politika te mos nxise dhune Rozeta Rapushi

Shtetet e Bashkuara te Amerikes, jane ne pritje te certifikimit te rezultatit te zgjedhjeve per Bashkine e Tiranes dhe u sugjerojne forcave politike, qe te ruajne qetesine, te respektojne ligjin dhe te mos nxisin dhune. Mesazhin e dha dje Zevendes Ndihmes Sekretari i Shtetit per Euroazine, Tomas Kantrimen. Sipas tij, politika duhet te vere mbi interesat personale ato kombetare dhe te perqendrohet tek procesi i integrimit te vendit. “Ne kemi shprehur dyshimet tona per bazen ligjore te vendimit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per te numeruar nje kategori te caktuar fletesh votimi. Ceshtjet lidhur me to i jane parashtruar Kolegjit Zgjedhor. Por per ne eshte esenciale qe te gjitha partite te sillen me te njejtin dinjitet qe tregoi populli shqiptar, te ruajne qetesine, te respektojne ligjin dhe te mos nxisin dhunen. Ne rezervohemi te shprehemi per rezultatin, deri sa te degjojme se cfare do te thote Kolegji Zgjedhor”, u shpreh Kantrimen. Ai tha se SHBA shpreson qe pas ketyre zgjedhjeve ne Shqiperi te kete nje komunikim me te mire, me respekt te ndersjelle, nje pjesemarrje me te mire nga te gjitha partite, ne te gjitha organet qeverisese. “Per mendimin tim, kur njerezit marrin pjese ne nje numer kaq te madh ne zgjedhje, eshte pikerisht kjo qe ata kerkojne”, vijoi Kantrimen. Zyrtari amerikan kritikoi faktin se ne Shqiperi, nuk jane pare shume udheheqes politike qe te kene vullnetin per te vene interesat kombetare te Shqiperise para interesave te partive te caktuara. “Zakonisht udheheqesit politike jane te bindur se fitorja e partise se tyre eshte e njejte me interesin kombetar. Por kjo nuk eshte keshtu per gjithe te tjeret. Ne interesin e Shqiperise sot eshte qe t’u demonstrohet, vecanerisht vendeve anetare te Bashkimit Evropian, se Shqiperia mund te funksionoje si te gjitha demokracite e tjera qe kerkojne te hyne ne Bashkimin Evropian”, beri te qarte Kantrimen. Sipas tij, nje gje e tille nuk ka ndodhur dy vitet e fundit dhe shqetesuese per te eshte fakti se ajo qe duhet te jete nje demonstrim shume pozitiv per Evropen, Brukselin dhe per gjithe vendet anetare per pjekurine politike te Shqiperise, nga nje sinjal pozitiv mund te kthehet ne nje sinjal negativ, nese nuk behen perpjekje reale nga partite politike per ta trajtuar kete ceshtje qetesisht dhe ne forme kushtetuese. Lidhur me mundesine e paraqitjes se ceshtjes ne Komisionin e Venecias, Kantrimen tha se nuk ka asgje te keqe per t’iu drejtuar nje institucioni te tille, pasi shume vende e kane bere kete, por ky eshte nje vendim qe u perket paleve ne Shqiperi. “Ne shume aspekte, Shqiperia ka ecur mire, si ne ekonomi, ne perpjekjet per reforma, por eshte politika ajo qe demton imazhin e saj ne Bruksel dhe gjetke. Duhet gjetur nje menyre per ta ndryshuar kete imazh”, tha zyrtari i larte i Departamentit te Shtetit. Nje menyre qe sipas tij, nuk duhet te vije me fushata te marredhenieve publike, por me zgjidhje te arsyeshme dhe komunikim me respekt.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›