E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtohen diabetiket, mjeket: Kujdes me stresin e ushqimin Sonila Isaku

Pervec trashegimise, stresit dhe ushqimeve me yndyre, po shtohet ne mase numri i personave diabetike. Mjeket thone se gjate dimrit ka nje rritje te numrit te te prekurve, per shkak te teprimit me ushqimin dhe lenien e aktivitetit fizik. Por ajo qe eshte me shqetesuese, thone bluzat e bardha, eshte ulja e moshes se te semureve me diabet. Nese para viteve '90, diabeti prekte personat mbi 45 vjec, kjo moshe eshte ulur deri te femijet. Flutura Bruka, mjekja endokrinologe ne polikliniken numer 3, thote se duhet kujdes me sheqernat dhe me pas, duhet te merren ilace. "Gjate kesaj periudhe, kemi pasur pothuajse nje mori rastesh te reja, nderkohe qe te semuret kronike kane nje skede te semundjes te ne. Persa i perket rasteve te reja, ata jane paraqitur me shifra te larta te glicemise. Nderkohe, dieta renditet nje nga faktoret qe ndikon ne shfaqjen e semundjes", pohon mjekja endokrinologe, Luftime Bruka. Sipas saj, shenjat e semundjes jane pothuajse te njejta te te gjithe pacientet. "Nder me kryesoren, rendisim etjen. Pacienti gjate gjithe dites apo edhe nates, pi shume uje. Po keshtu, kjo perkthehet edhe me nje shtim te sasise se urines. Nje pjese e mire e pacienteve ndiejne dobesi trupore, si dhe gjendje pagjumesie, por edhe preken shpesh here nga infeksione te shumta", pohon endokrinologia. Persa i perket llojit te semundjes, mjeket pohojne se diabeti tip II ka nje tendence rritjeje ne vendin tone, per shkak te nje menyre jetese jo shume te mire dhe joaktive. Nderkohe qe rekomandojne edhe perdorimin e aspirines, si nje medikament ndihmues, per te mos favorizuar semundje te tjera. Semundja e diabetit numeron sot 347 milione te prekur ne bote, nderkohe qe ishte parashikuar qe ne vitin 2025 numri i te prekurve te ishte 330 milione. Sipas statistikave ,te semuret me diabet ne bote po dyfishohen, duke shperfillur cdo parashikim. "Nese ne 2005-n kishim 30 mije diabetike, 2011-n ka 45 mije diabetike te diagnostikuar", thote mjekja Luftime Bruka. Sipas saj, numrin me te larte te pacienteve me kete semundje e zene moshat e treta. Faktoret jane te shumellojshem, nderkohe qe ata apelojne qe qytetaret duhet te kene kujdes ne trajtimin e saj. "Ne moshat e treta, kjo perqindje eshte me e larte. Pra, diabeti ne keto mosha mund te haset 2-3 here me shpesh se sa ne popullaten e pergjithshme. Me kalimin e moshes, vete diabeti shtohet si mundesi qe te shfaqet me tej. Plus faktoret e tjere, qe kjo popullate leviz me pak, merr medikamente qe mund te shfaqe ose te rendoje diabetin", pohojne specialistet. Sipas ketyre te fundit, edhe femijet, te cilet jane te shendoshe, rrezikohen te preken nga semundja e diabetit. Sipas specialisteve, prinderit duhet te jene shume te kujdesshem me ushqimin e femijeve, duke mos iu imponuar te hane shume, por edhe te jene me te kujdesshem me llojin e ushqimit. Te ngrenit ne fast-food, pijet me gaz dhe mungesa e aktiviteteve fizike kane shtuar se tepermi numrin e te semureve me diabet. Me konkretisht, 3.5 per qind e popullsise eshte e semure me diabet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›