E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia strehon 52 rome, BE jep 1,5 milione euro Luljeta Ndoka

Romet, te cilet gjeten strehe ne ambientet e Avokatit te Popullit, do te sistemohen perkohesisht ne mjediset e palestres se shkolles 9-vjecare "1 Maji". Lajmin e beri te ditur dje, Bashkia e Tiranes, e cila ka marre masa, me t'u njohur me problemin. Pasi jane mbledhur dhe kane diskutuar, specialistet e Bashkise se Tiranes kane vendosur qe t'i sistemojne 52 anetaret e komunitetit rom, pikerisht ne ate ambient shkolle, gje e cila ka ndodhur gjate dites se djeshme. "Ne bashkepunim me partneret sociale, bashkia do te krijoje kushtet e nevojshme jetike per keta persona", thuhet ne njoftimin zyrtar te institucionit te Bashkise se Tiranes. Nderkohe, ky institucion mesohet te kete ka siguruar cadra dhe mjete te tjera te nevojshme, ne raste te ngjashme emergjencash. Bashkia e Tiranes ka siguruar se eshte shume i ndjeshem ndaj ketij fenomeni dhe ka ngritur nje grup pune, qe do te trajtoje ne vazhdimesi emergjenca te kesaj natyre. Vendosja e familjeve rome ne mjediset e nje institucioni kushtetues, sic eshte Avokati i Popullit, ka terhequr vemendjen e nderkombetareve, te cilet jo vetem kane vizituar familjet rome dhe kane derguar disa ndihma, por kujtojne edhe detyrimet e Shqiperise ne kuader te integrimit. Ambasadori i BE-se ne vendin tone, Etore Sequi, deklaroi se ka besim se qeveria shqiptare do te gjeje nje zgjidhje per familjet rome. "Dua te kujtoj se nje nga 12 kriteret integruese te BE-se per Shqiperine eshte edhe respektimi i te drejtave te komunitetit rom", thote ambasadori i BE-se, Ettore Sequi. Ai deklaroi se 1,5 milione euro nga fondi qe u miratua dje, nepermjet nje marreveshjeje, jane pikerisht per romet. Sequi shprehu besimin se ka nje vullnet te mire per kete komunitet. Edhe ambasadorja zvicerane ka zhvilluar nje vizite ne mjediset e Avokatit te Popullit dhe ka shprehur besimin e saj, per zgjidhje te perhershme te situates. Pas vizites se ambasadorit te Bashkimit Evropian ne vendin tone, Etore Sequi dhe ambasadores zvicerane, Avokati i Popullit eshte shprehur se ka pasur levizje pozitive per zgjidhje. "Kam informacione qe gjerat kane nisur te levizin, por ndoshta nuk jam une personi i duhur per te thene se si do te zgjidhet dhe kur do te zgjidhet ky problem. Por, keta njerez jane ketu dhe ketu do te rrine derisa te zgjidhet", tha Totozani. Ndersa me pas, ka ardhur njoftimi i Bashkise se Tiranes per gjetjen e nje vendi te perkohshem per kete komunitet. Dy dite me pare, 52 persona, shumica gra e femije te mitur nga komuniteti rom, kane ngritur cadrat ne ambientet e institucionit te Avokatit te Popullit. Qellimi ishte gjetja e nje menyre per strehimin e tyre, sepse qe nga djegia e barakave te tyre te Stacioni i Trenit, e kane te pamundur te ngrene cadra diku tjeter, pasi tokave u kane dale pronaret. Ka qene ora 10:30 minuta, kur disa rome, burra, gra e femije, te hipur ne kamioncina te vogla jane pare dje paradite te hyjne ne ambientet e institucionit te Avokatit te Popullit. Romet ngriten cadra dhe theksuan se ky do te jete strehimi i tyre, derisa Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale t'u siguroje strehim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›