Meta: Më 10 maj nis uragani deri në rrëzimin e puçit
Në 10 maj Shqipëria do të ngrihet kundër puçit. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë një takimi që organizoi me kryetarët e degëve të kësaj partie, tha se vendi po kalon një nga situatat më kritike që prej 1997-ës.
Sipas tij, "për të shpëtuar Kushtetutën, Shqipëria do të ngrihet në protestë kundër puçit më 10 maj". "Vendi është në situatën më kritike që nga '97, ndaj në 10 maj Shqipëria do të ngrihet kundër puçit", deklaroi Meta në takimin me krerët e LSI në rrethe. Gjithashtu, sipas tij, opozita e vërtetë nuk do të bashkohet me Berishën në asnjë rast, por do të bashkohet në një forcë të vetme dhe të vrullshme kundër puçit të organizuar nga lidershipi i dy partive të mëdha, PS-PD. "Të kapurit do t'i mbeten në dorë Saliut. Saliu nuk e kap dot opozitën, pasi me ne janë të gjithë shqiptarët e ndershëm. Me ne nuk janë vetëm të kapurit, ndaj fitorja jonë është fitorja e demokracisë dhe nuk do të ndalet nga askush", shtoi kreu i LSI-si gjatë komunikimit të tij me kryetarët lokalë të LSI-së. Meta theksoi në takim se, "në 10 maj do të nisë uragani që nuk do të ndalet deri në rrëzimin e puçit". "Në 10 maj nis uragani që s'ndalet deri në rrëzimin e puçit", u shpreh Meta. Duke komentuar deklaratat e kreut socialist Edi Rama për bashkimin e ri të tij, "përtej të majtës dhe të djathtës", Meta tha se, "përtej të majtës dhe të djathtës është oligarkia". Duke sjellë opinionin e bazës së LSI-së në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend, drejtuesit lokalë të kësaj force politike shprehën gatishmërinë dhe vendosmërinë e tyre kundër ndryshimeve kushtetuese dhe hyrjes së tyre në fuqi. Ata deklaruan se do të mbështesin dhe të bashkohen në thirrjet për referendum dhe do të marrin pjesë në mitingun madhështor të 10 majit, kur do të bashkohen kundër puçit të dhunimit të Kushtetutës. a.l