Ban Ki Mun: Kosova ka bërë progres pa përplasje etnike
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, vlerësoi se Kosova ka bërë progres gjatë kohëve të fundit dhe se Kushtetuta e re do të hyjë në fuqi më 15 qershor.
Në një deklaratë të shkurtër në “Bota Sot”, Ban tha se roli i OKB-së në Kosovë gjatë këtij viti do të jetë monitorues i situatës në terren. “Jam i kënaqur që nuk ka pasur përleshje dhe përplasje në Kosovë nga etnitë dhe iu bëj thirrje të përmbahen nga hapat e njëanshëm që mund të provokojnë dhunën”, tha Ban, duke shtuar se OKB-ja ishte e gatshme për detyrat e saj në këtë vend. Ndërkohë, Kushtetuta e re e vendit do të hyjë në fuqi më 15 qershor, periudhë kur pritet të ndodhë edhe një ndryshim i strukturës së UNMIK-ut. Sipas mediave, diplomati Jean-Marie Guehenno pritet të jetë kreu i ri i UNMIK-ut pas 15 qershorit. Sipas gazetës prishtinase “Zëri”, informacione të sakta diplomatike, zv.sekretari i përgjithshëm për operacionet paqeruajtëse të UNMIK-ut do ta drejtojë misionin nga Nju Jorku. Sipas po kësaj gazete, lajmi nuk do të bëhet publik derisa Guehenno të vizitojë Kosovën, një vizitë e parashikuar në fillim të majit. Nëse lajmi konfirmohet, atëherë shefi aktual i UNMIK-ut, Joakim Ryker dhe zëvendësi i tij, Larry Rosin, do të largohen nga Kosova në qershor. Pritet që plani të miratohet edhe nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së. Sipas disa gazetave të tjera, Rusia ka propozuar që kreu i UNMIK-ut të bëhet Yves de Kermabon. Sipas gazetës “Zëri”, shefi i EULEX, Peter Feith, do të bëhet edhe kreu i shtyllës ekonomike të UNMIK-ut.
Sejdiu: Ushtria, si NATO
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, falënderoi TMK-në për angazhimet e jashtëzakonshme të bëra në proceset e mëparshme për liri dhe pavarësi, si dhe në këtë proces të rëndësishëm që po kapërcen vendi, në periudhën e përgatitjeve për një transformim normal për të ecur paralelisht në ngritjen e Forcës së re të Sigurisë, e cila ka ambicien e realizimit sipas parametrave të NATO-s.