Han i vendosur: Bylykbashi, pjesë e Kombëtares kuqezi
Dorian Bylykbashi, mesfushori shqiptar që luan me ukrainasit e Krivbasit, është lojtari që Ari Han do të donte ta kishte në skuadrën përfaqësuese.
Jetmir Halilaj
Tekniku i Shqipërisë ka ngelur mjaft i kënaqur nga paraqitja e elbasanasit në ndeshjen kundër Vorsklës dhe e ka cilësuar atë si një lojtar që mund t’i shërbejë Kombëtares kuqezi në të ardhmen. Në këtë takim Bylykbashi jo vetëm që bëri një ndeshje të shkëlqyer, por shënoi edhe gol me 11-metërsh. Burime zyrtare pranë Federatës Shqiptare të Futbollit konfirmuan se ish-kapiteni i Partizanit do të jetë pjesë e listës së lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjet në muajin maj. Bylykbashi do të rivalizojë për një vend titullari në përfaqësuese me Ervin Skelën, Klodian Duron, Elis Bakajn dhe Jahmir Hykën. Fantazisti është përmirësuar ndejshëm nga ana fizike, pas transferimit të tij në kampionatin ukrainas. Gjatë kësaj periudhe, ai ka shënuar pesë gola dhe është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së Krivbasit. Ai ka fituar vendin e titullarit dhe tani shfaqet kërcënueshëm për një vend fantazisti në përfaqësuese. Bylykbashi u provua edhe nga ish-trajneri i Kombëtares, Hans Peter Brigel, por atëherë ai kishte probleme me përgatitjen fizike dhe nuk mundi të imponohej në skuadrën kuqezi. Ndërkaq edhe pas ardhjes së Oto Bariç në krye të Kombëtares, Bylykbashi nuk arriti të fitonte hapësirë dhe të grumbullohej sistematikisht me kuqezinjtë. Megjithatë ai tani ka shansin më të mirë që të tregojë vlerat e tij, pasi trajneri holandez Ari Han duket se do t’i japë një mundësi mesfushorit që të tregojë se mund t’i shërbejë fanellës kuqezi në të ardhmen. Ari Han gjatë vizitës së fundit në Shqipëri foli për ndryshime thelbësore në skuadër, ku la të kuptohej se po punon intensivisht për rinovimin e ekipit kombëtar. Lojtarët që mund të mbeten jashtë edicionin e ardhshëm janë Alban Bushi, Altin Haxhi, Nevil Dede dhe Devi Muka. Dy të parët janë në moshë të madhe, ndërsa Dede tashmë luan në Kinë dhe Hanit nuk i pëlqen fakti që ai duhet të bëjë udhëtime shumë të gjata para një grumbullimi. Ndërsa Devi Muka ende nuk është rikuperuar nga dëmtimi i rëndë që pësoi në fillim të këtij sezoni. Mungesat e tyre mund t’iu hapin rrugë lojtarëve të rinj si Hyka e Bakaj, por edhe Bylykbashit.