E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi, në finale me Mançesterin

Në “Stamford Bridge”, Çelsi i drejtuar nga Avram Grant ka siguruar finalen e Ligës së Kampioneve, pas dy orësh lojë.

Në gjysmëfinalen e mbrëmshme, londinezët kanë gjunjëzuar në shtëpi Liverpulin e Rafael Benitezit, pas zhvillimit të kohës shtesë. 90 minutëshi i rregullt i sfidës përfundon në barazim 1-1, ashtu si në sfidën e parë zhvilluar në “Anfield Road”. Drogba hap rrugën e golave në minutën e 32-të, ndërkohë që kundërpërgjigja e skuadrës së Benitez do të vijë në vetëm 18 minuta nga fillimi i pjesës së dytë me anë të spanjollit Fernando Torres. Me këtë rezultat skuadra i drejtohen shtesave. Ashtu si në 90 minutat e takimit, do të jetë përsëri Çelsi i cili do të kaloj në avantazh me Frenk Lampard pas një 11-metërshi. Gjithsesi, asgjë nuk mbaron këtu pasi, Drogba shënon përsëri në minutën e fundit të shtesës së parë duke hipotekuar kualifikimin e bluve për në finalen e Moskës, ku do të gjejnë Mançester Junajted. Holandezi Rajan Babel shënon golin e dytë për Liverpulin në minutën e 117-të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›