E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri Presidenti te kete nje rol me aktiv

Qendrimi Nenkryetari i grupit te PS-se apel kreut te shtetit

Edhe pse ka kaluar gati nje vit dhe ndermjetesimi nderkombetar ka qene intensiv palet politike ne Shqiperi bejne te ditur distancen e madhe qe i ndan per sa i perket zgjidhjes se krizes politike. Keshtu dje nenkryetari i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste Saimir Tahiri ka bere te ditur se sa me shume qe oferta e saj i afrohet nevojes per kompromis aq me shume shumica i largohet asaj. Kemi pasur dy qasje te ndryshme dhe vazhdojme te kemi qasje te ndryshme per sa kohe mazhoranca ka bere nje terheqje duke shkelur dhe angazhimet e saj ne kuader te negociatave. Nje nder angazhimet ka qene fillojme me hetimin e materialeve zgjedhore dhe pastaj fletet i leme per interpretim. Sot nuk kemi me as kete skenar per sa kohe mazhoranca ka bere nje hap pas duke thene dhe materialet zgjedhore shkojne per interpretim ne Komisionin e Venecias. Ne keto kushte kriza nuk gjen zgjidhje nuk ka per te gjetur zgjidhje dhe ne keto kushte nuk mund te kete as zgjedhje ne Shqiperi deklaroi ai. Nje njolle e tille mbi procesin elektoral te 28 qershorit e pazbardhur ende nga hetimi perben nje gardh te veshtire per integritetin e zgjedhjeve te ardhshme te cilat nga shumica po tentohen te sillen si pjese esenciale e aktualitetit politik. Nje arsye per kete gje eshte edhe dekreti i Presidentit te Republikes per te cilin Tahiri shprehur disa konsiderata. Dekretimi i zgjedhjeve te Presidentit shtrengon ne kohe. Pra koha fillon dhe ecen mbrapsht. Gjithsesi dekretimi i zgjedhjeve mbetet vetem nje akt formal dhe pa substance per sa kohe zgjedhjet jane seriozisht te kercenuara per te permbushur standardet me te larta te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme ne Shqiperi tha deputeti socialist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›