E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuesja CV e kater anetareve te rinj

Detajet e dekreteve te Presidentit qe kane mberritur ne seline e Kuvendit

Kater dekretet e Presidentit Bamir Topi per Gjykaten Kushtetuese jane protokolluar tashme ne zyrat e administrates se Kuvendit dhe presin shqyrtimin ne Komisionin e Ligjeve. Parlamenti ka tete jave kohe per te shqyrtuar dhe me pas votuar kater kandidaturat.

Menyra se si do te vleresohen kandidatet per Gjykaten Kushtetuese eshte leximi i CV nga partite politike. Struktura e larte e PD-se specifikisht dy nenkryetaret e partise Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi jane rezervuar ne deklarata lidhur me kete ceshtje duke thene se do te lexojne si fillim biografine e tyre.

Ardian Leka

42-vjecari me profesion avokat eshte diplomuar ne vitin 1990 ne Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike dega Drejtesi. Ne 1996 eshte perfshire si anetar i Dhomes Kombetare te Avokatise.
Ne tetor 1990-mars 1992 ka punuar hetues ne hetuesine e rrethit Librazhd. Nga viti 1992-1995 eshte emeruar prokuror gjyqesor ne Prokurorine e Rrethit Tirane. Nga viti 1995-1997 ka sherbyer asistent avokat ne zyra te Avokatise ne Perga Rome Torino ne Itali.

Artan Hoxha

Eumlshte kandidati me i vjeter ne moshe nga kater kandidaturat e dekretuara prej Presidentit Topi me 6 shtator. 50-vjecari Hoxha ne vitin 1983 eshte diplomuar si jurist ne Fakultetin e Drejtesise ne Universitetin Shteteror te Tiranes. Ne vitin 1995 ka perfunduar studimet pasuniversitare per konventat e Keshillit te Europes ne fushen penale Fakulteti i Drejtesise Hugo de Groot Universiteti i Leidenit Holande. Ne vitin 2005 ka perfunduar masterin ne Shkencat Juridike ne Universitetin Shteteror ne Tirane. Ne 2009-n ka marre graden shkencore Doktor ne te drejten penale Universiteti i Tiranes. Nga viti 1987-1991 ai ka punuar si prokuror ne Prokurorine e Pergjithshme dhe nga viti 1999-2008 ka qene gjyqtar ne Gjykaten e Larte. Ne vitet 1983-1987 ka punuar si prokuror sektori ne Prokurorine e Rrethit Lushnje. Me 10 maj 2006 eshte dekoruar nga Presidenti i Republikes Alfred Moisiu me medalje Per merita te vecanta civile me motivacionin per kontribut te shquar ne hartimin e legjislacionit te ri ne fushen e drejtesise angazhimin dhe perkushtimin profesional e moral ne ushtrimin e funksionit te anetarit te Gjykates se larte.

Edlira Jorgaqi

Eumlshte diplomuar si juriste ne Fakultetin e Drejtesise Tirane ne vitin 1993. Nga qershori i vitit 2008 deri tani punon si drejtoreshe e Drejtorise se Studimeve Kerkimeve Ligjore dhe Integrimit prane Prokurorise se Pergjithshme. Nga viti 2001-2006 ka punuar si drejtore e legjislacionit dhe asistences ligjore ne Ministrine e Drejtesise.

Fatmir Hoxha

Kandidati Hoxha ka nje karriere te gjate si gjykates duke e filluar aktivitetin profesional ne Gjykaten e Rrethit Puke me pas per dy vjet ne Gjykaten e Apelit Tirane dhe nga viti 1998 deri me sot ne Gjykaten e Apelit Shkoder. Dy vitet e fundit ai ka mbajtur postin e kryetarit te Gjykates se Apelit ne Shkoder. I perfundoi studimet ne vitin 1991 ne Fakultetin e Drejtesise dega Juridik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›