Meta: Me rimëkëmbjen e bujqësisë do të vëmë Myzeqenë në punë.
LUSHNJE - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi një tur takimesh në Rrethin e Lushnjës. I shoqëruar nga kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së në qarkun e Fierit, Petrit Vasili, lideri i LSI-së u ndal në komunat Tërbuf, Krutje, Gradisht, Golem Lushnjë etj.
Në bashkëbisedimin e tij me qytetarët e pranishëm në këto takime, Meta u ndal në veçanti në programin e LSI-së për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e bujqësisë. Ai tha se mbështetja për bujqësinë deri tani ka qenë shumë minimale, ndërsa LSI do të marrë hapa konkretë në këtë drejtim.
“Mbështetja për bujqësinë dhe për ju ka qenë dhe është ende shumë e pakët dhe shumë minimale. Prandaj ne në programin tonë për punësimin, rimëkëmbjen e bujqësisë, subvencionimin e saj, modernizimin e saj, mbështetjen e saj e kemi të parën dhe ju mund ta shikoni në programin tonë. Që nga subvencionimi me 50% i fareve më të zgjedhura në mënyrë që të arrihet rezultatet dhe rendimentet më të larta. Që te subvencionimi i çmimit për plehrat kimike, për pesticidet, që nga subvencioni me 25 % për blerjen e traktorëve, të moto-kultivatorëve, që nga subvencionimi i çmimeve për karburantet si për serat ashtu edhe për punimet e tokës dhe shumë aspekte të tjera të cilat do të lehtësojnë dhe do të ulin kostot e prodhimit dhe të cilat do të rrisin rendimentet dhe prodhimtarinë e të gjithë Myzeqesë. Ne me programin tonë do ta kthejmë angazhimin e të gjithë fermerëve në bujqësi në një mundësi të shkëlqyer për të rritur mirëqenien, në një burim optimizmi dhe besimi për të ardhmen në një standard të ri jetese, në një standard të vërtetë evropian si në vendet e zhvilluara. Ndaj programi ynë fillon me bujqësinë”, tha z. Meta.
Më tej Meta theksoi rëndësinë e ndërrimit të modelit ekonomik. “Nuk mund të vazhdojmë më, të importojmë ushqime dhe të vijnë lek nga emigrantët për të blerë ushqimet tona. Sepse ne e shohim që këto të ardhura nga djemtë dhe vajzat tuaja kanë ardhur në rënie për shumë arsye. Tani beteja jonë është të zhvillojmë ekonominë duke rritur prodhimin, duke ulur importet, duke rritur eksportet në mënyrë që të garantojmë vende të qëndrueshme të punës dhe të ardhura sa më të larta për fermerët dhe për të gjithë të punësuarit. Këtë synon programi i Lëvizjes Socialiste për Integrim për zhvillimin dhe modernizimin e bujqësisë dhe të industrisë agropërpunuese. Edhe sot ka prej jush në Divjakë, në Krutje, në Gradishtë fermerë, të cilët kanë arritur të jenë të suksesshëm falë sakrificave të panumërta. Por me një mbështetje të organizuar të qeverisë, të Ministrisë së Bujqësisë, të politikës së taksave, të subvencioneve ne do ta kthejmë lulëzimin e fermave në një fenomen të përgjithshëm dhe jo në raste të veçanta, sepse ne nuk do të lejojmë që edhe një kokërr domate të hidhet në kanal”, tha ai.
Në fjalën e tij, Meta u ndal edhe në debatin për taksat. Ai u shpreh se qëllimi i LSI-së në këtë drejtim është që çdo politikë të jetë në shërbim të punësimit. Ju dëgjoni shumë debate për taksat. Taksat nuk janë qëllimi ynë. Taksat janë instrumenti ynë për të zhvilluar ekonominë, për të rritur prodhimin, për të rritur punësimin. Dhe prioriteti ynë kryesor është rritja e punësimit. Dhe politikën e taksave do ta bëjmë në funksion të rritjes së punësimit, në funksion të rritjes së prodhimit. Në rast se ne nuk e prodhojmë një shishe ujë, a mund t’i vëmë taksë asaj? Jo. A mund ta taksojmë atë që e ka prodhuar, në qoftë se ai nuk fiton asnjë lek? Jo. Prandaj, e para është prodhimi, është shitja dhe është puna që duhet, që duhet t’i garantohet njerëzve në mënyrë që pastaj të kemi edhe mundësinë që ata të paguajnë taksa. Kjo është filozofia jonë”, - u shpreh Lideri i LSI-së.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha se për të gjithë të rinjtë dhe të reja prioriteti i LSI-së është aftësimi i tyre profesional, mbështetje për aftësimin e tyre profesional.
Meta tha se LSI është parti e integrimit duke nënvizuar kontributin e LSI-së në liberalizimin e vizave dhe në marrjen e statutit të vendit kandidat.
“Ne arritëm para dy javësh me shumë këmbëngulje, më shumë urtësi, që në kulmin e fushatës të mblidhej i gjithë Parlamenti dhe atëherë kur nuk e prisnin as ndërkombëtarët dhe as shqiptarët vetë të votonin tre ligjet që Shqipëria në dhjetor të marrë dhe unë ju jap fjalën që do ta marrë statusin e vendit kandidat. Statusi nuk na duhet thjesht për krenari por në radhë të parë na duhet për të zhbllokuar të gjitha ato projekte që ka Bashkimi Evropian edhe në mbështetje të zhvillimit të bujqësisë dhe të gjithë projekteve të tjera ekonomike që krijojnë mundësi për të hapur vende të reja pune në Lushnjë dhe në të gjithë Shqipërinë. Ne jemi krenarë për kontributin që dhamë për liberalizimin e vizave dhe unë e kam koordinuar vetë të gjithë procesin për plotësimin e detyrimeve për liberalizimin e vizave. Edhe në dhjetor do të jemi shumë krenarë edhe për këtë që bëmë që arritëm që në kulmin e fushatës Parlamenti shqiptar të votonte tre ligjet”, -tha ai.
Z. Meta tha se për LSI-në 23 qershori është një ditë shumë e rëndësishme, sepse nuk është thjesht një ditë e votave të radhës, por është një ditë ku ne duam të bëjmë një marrëveshje me Lushnjën. “Një marrëveshje midis LSI-së dhe komunitetit tuaj për t’u mbështetur në rrugën e zhvillimit dhe progresit në mënyrë që puna juaj e jashtëzakonshme në bujqësi të mos jetë një vuajtje që shkon dëm. Ne duhet të garantojmë përmes programit tonë për zhvillimin ekonomik të vendit, që fillon me mbështetjen dhe me rritjen e bujqësisë dhe industrisë agropërpunuese që çdo prodhim i juaji të arrijë me një kosto sa më të favorshme të dalë në treg dhe të jetë një sukses dhe jo të jetë një dështim.
Ndaj dhe ne jemi partizanë të rrugës së Klintonit dhe të Blerit, është rruga e zgjidhjes së problemeve. Prandaj është koha të jeni të qartë. Vota për LSI-në është një votë e mençur. Është një votë që ndihmon stabilitetin e vendit. Është një votë që ndihmon ndryshimin e vendit. Është një votë që bëhesh automatikisht fitues, sepse dihet ku është LSI-ja është fitorja. E ka treguar qartë historia.”, u shpreh në bashkëbisedimet e tij me banorë të komuna të ndryshme të Rrethit të Lushnjës, Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.
Në veçanti në fshatin Çermë Sektor të Komunës Tërbuf, komunë e cila drejtohet nga përfaqësuesi i LSI-së, Astrit Dervishi, ku z. Meta u prit nga qindra banorë në një takim entuziast, kryetari i LSI-së u shpreh se drejtimi i komunës Tërbuf është model i korrektësisë.
Kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së në Qarkun e Fierit, kandidat për deputete në veçanti për Lushnjën, Petrit Vasili, në komunikimin e tij me qytetarët në të gjitha takimet e zhvilluar në Rrethin e Lushnjës, ka deklaruar se “ne sot jemi që nga ky moment fitimtarë. Vijmë këtu vazhdimisht dhe me të njëjtën dëshirë, pa u lodhur, sepse ndjejmë shumë ngrohtësi, shumë mbështetje dhe ndjejmë që fitorja është e padiskutueshme. Unë përfaqësoj rrethin e Lushnjes. Mandati im do të jetë në shërbimin tuaj”, - tha ndër të tjera Vasili.
(BalkanWeb)