E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Meritojm liberalizimin e vizave

Ministri i Jashtëm Ilir Meta deklaroi në një konferencë të përbashket me homologun e tij italian Franco Frattini në Tiranë, se qeveria shqiptare i ka përmbushur te gjitha detyrimet teknike në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave.

Sipas Metës, liberalizimi i vizave nuk është thjesht mundësi për të shkuar jashtë, por është cështje dinjiteti njerëzor dhe Shqipëria e ka merituar liberalizimin për shkak të përmbushjes së kushteve

"Frattini është artitekt i procesit dhe udhërrëfyesit të liberalizimit të vizave me vendeve e Ballkanit Perëndimor. Ai është një nga nxitësit dhe avokatët kryesorë të liberalizimit të vizave", u shpreh Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›