E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, arrestohet një person, u kap me një arsenal armësh

POGRADEC- Një 32-vjeçar nga fshati Laktesh i Pogradecit është arrestuar mesditën e sotme, pasi u kap me nje arsenal armësh.

Armët janë gjetur pas një kontrolli të ushtruar në banesë në sajë të një informacioni të marrë në rrugë operative nga efektivët e policisë, në fshatin Laktesh të Pogradecit. Armët e sekuestruara janë: një mitraloz, një automatik kallashnikov, 200 kallëp tritol, 100 metër fitil dhe 500 detonatorë.

Gjoni, i cili është arrestuar nën akuzën e arme mbajtjes pa leje të armëve luftarake.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›