E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në muajin qershor 2013, borxhi arrin 62.4%. Rritet deficiti buxhetor

TIRANË-Borxhi publik i vendit arriti në fund të qershorit nivelin e 62.4 për qind të Produktit të Përgjithshëm Bruto, duke qenë vetëm 0.2% larg objektivit të parashikuar nga Ministria e Financave për këtë vit. Shifra konfirmohet nga të dhëna zyrtare në dikasterin e Financave, ndërkohë që për këtë nivel të borxhit u shpreh pak kohë më parë edhe guvernatori i bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Heqja e kufirit ligjor prej 60% për borxhin inkurajoi rritjen e këtij treguesi, në kushtet e një viti elektoral, por edhe mosrelaizimit të të ardhurave për shkak të ngadalësimit të aktivitetit ekonomik në vend.

Të dhënat zyrtare të ministrise se Financave tregojnë se gjendja e deficitit buxhetor eshte shqetesuese, në kushtet kur ky tregues për 5 muajt e parë të vitit vlerësohet në rreth 38.3 miliardë lekë, duke qenë rreth 1.1 herë më lartë se një vit më parë. Aktualisht, ky tregues ka arritur ne rreth 2.7% të PBB-së vjetore, ndërkohë që qeveria synon një deficiti buxhetor prej 3.5% të PBB-së”, për të gjithë vitin. Thellimi i deficitit buxhetor eshte pasoje e performancës së dobët të të ardhurave dhe rritjen e lartë të shpenzimeve në pjesën e parë të vitit.

Kështu, per pesë muajt e parë të 2013-s, të ardhurat totale pësuan një rënie vjetore prej 0.2%, ndërsa të ardhurat nga taksat zbritën me 2.7%. Nga ana tjeter, shpenzimet totale në periudhen janar-maj u rritën me 13.3% me bazë vjetore.

Për shkak edhe të ndikimit të krizës europiane, ekonomia jonë edhe pse ka shënuar rritje pozitive, nuk po zhvillohet sipas potencialeve te saj. Nga të dhënat e institutit të statistikave rezulton se rritja ekonomike për tremujorin e parë të këtij viti ka qenë 1.7%, ndërkohë që qeveria ka planifikuar ne buxhet per kete vit një rritje ekonomie prej 3%.

(News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Në muajin qershor 2013, borxhi arrin 62.4%. Rritet deficiti buxhetor Forcohen valutat, dobësohet leku

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›