E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, sindikatat paralajmërojnë protesta të reja

Sindikatat greke kanë paralajmëruar përshkallëzim të protesta pas vendimit të qeverisë për të aktivizimin e mekanizmit të ndihmës, të Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Konfederata e sektorit publik, Adedy, njoftoi se do të mbajë në 27 prill një manifestim “kundër sulmit të ri barbar ndaj të drejtave të punonjësve” dhe “masat jopopullore të vendosura nga qeveria, BE-ja dhe FMN-ja”.

Edhe sindikata e sektorit privat, Gsee, e përcakton vendimin e qeverisë për t’i kërkuar ndihmë FMN-së si “ekstremisht negativ dhe të dhimbshëm”, ndërsa shpreh qëllimin për “të mbrojtur të drejtat e punonjësve, të të papunëve dhe të pensionistëve” mbi të cilët sipas saj rendon kërcënimi i ri “neoliberalist”.

Agjencia e lajmeve Ansa duke iu referuar burimeve afër sindikatës, bën me dije se kjo e fundit ka për qëllim të zhvillojë një protestë në fillim të muajit maj, të cilës mund t’i bashkohet edhe Adedy, duke u transformuar kështu në një grevë të përgjithshme.

E përditshmja konservatore greke “Kathimerini” flet për një “ulje të sforcuar” të kryeministrit Papandreu, i mbetur vetëm, por i vendosur në drejtimin e vendit edhe pse ka kundër gjitha opozitën, përvecse sindikatave, madje edhe pakënaqësi brenda partisë së tij.

E përditshmja e partisë komuniste Rizopastis flet për ‘një rrënim dhe sakrificë pa fund’, ndërsa shtypi socialist ngre dyshime mbi rezultatet konkrete të kërkesës për ndihmë duke e hapur numrin e sotëm me titullin “Odiseja e re e grekëve”.

Elona Mamushi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›